Connect with us

Lajme

Shkëndija U16 pranoi trofeun për titullin kampion, duke bashkuar dy trofetë, kampionatin dhe Kupën

Published

on

Pas Kupës pionerët e rinjë të Shkëndijës kanë siguruar edhe titullin e kampionit, duke konfirmuar dominimin në kategorinë e tyre.

Shkëndija U16 shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut në gjeneratën U16 në Super Ligën vendit një xhiro para përfundimit të sezonit. Kuqezinjtë e rinjë sot në kuadër të xhiros së 21-të shënuan fitore 5:1 përballë Kull-Zdravje, duke siguruar edhe matematikisht titullin e kampionit. Takimi i zhvilluar në Tetovë nisi furishëm nga djemtë e drejtuar nga trajneri, Taxhedin Kasami, kur pas 9-të minutave lojë rezultati ishte 3:0 (shënuan Erand Ziba 5‘, Edis Bajrami 7‘, Albion Jashari 9‘). Në fund të pjesës së parë Gerti Arifi (40’) shënoi për 4:0, ndërsa në fillim të pjesës së dytë (46’) në skenë doli Hisar Ali që me çoi rezultatin në 5:0, para se Gazmend Lamallari të realizojë për ekipin mysafir (54‘) për rezultat përfundimtar 5:1.

Me këtë fitore Shkëndija U16 shkon në kuotën e 44 pikëve, 5 më shumë se Makedonija Gj.P. e vendit të dytë, duke krijuar diferencë të paarritshme kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit.

Shkëndija U16 ka efekt prej 14 fitoreve, 2 barazimeve dhe 5 humbjeve në 21 xhiro të luajtura, ndërsa kemi sulmin më të mirë në ligë me 54 realizime, derisa janë pranuar 25 gola. Albion Muslii me 14 gola të shënuar është golashënuesi më i mirë i ekipit, ndërsa ndiqet nga Albion Jashari dhe Isa Caneski me nga 9 realizime.

Skuadra e drejtuar nga Taxhedin Kasami sezonin e mbyll të mërkurën (31.05.2023) kur në Kumanovë përballë Milanos do të pranojnë edhe trofeun për titullin e kampionit. Kujtojmë se kjo gjeneratë e Shkëndijës triumfoi edhe në garën e Kupës, kur mundi në finale me rezultat 3:2 Bregallnicën e Shtipit.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.

“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: E thyem mitin se BDI është e pamposhtur

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.

“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.

Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Sulmet ndaj Taravarit filluan pas menaxhimit të suksesshëm të tragjedisë së Koçanit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.

“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.

“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme