Lajme
Qytetarët ankohen për mungesë të tabelave informuese në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup
Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” qytetarët thonë se hasin vështirësi për t’u orientuar drejt reparteve ku duhet të shkojnë. Disa prej tyre tregojnë se shpesh detyrohen të pyesin për të gjetur repartet, ndërsa disa të tjerë orientohen përmes tabelave të vendosura në oborrin e klinikave.
Anketë me qytetar
“Me pyetje përndryshe është vështirë. Pse? Pasi nuk vij shpesh nuk i di klinikat siç duhet”
“S’e di valla unë jam mësuar i di, i di vendet, ndokush si dinë duhet me vetë. A keni pa shpesh njerëz që ju pyesin? Po më pyesin, çetash më pyeti njëri ku është toksikologia, i tregova atje…”
“Tani për tani e kam të lehtë pasi më shpesh kam ardhur në klinikë… 0:20 Më shumë shikojë nga tabelat dhe gjendem”
“Pyesim njerëz që të mund ta gjejmë atë për çfarë kemi nevojë…0:14 është klinikë e madhe dhe nuk mund të gjendemi, nuk jemi nga këtu”
“Gjendem lehtë, kur ecën në këmbë gjendesh lehtë, megjithatë këto që janë me vetura është vështirë për parkingun e kësi gjërash”
Qytetarët kërkojnë që institucionet shëndetësore të vendosin tabela informimi e më funksionale, në mënyrë që pacientët të mos humbin kohë në kërkim, por të marrin shërbimin e nevojshëm pa vonesa./Alsat.mk
