Connect with us

Politika

Qoku: Ne jemi përcaktuar për të vetëvendosur fatin tonë, ka ardhur koha që t’i japim fund hajnava

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e VLEN-it, Bekim Qoku sonte në tubimin qëndror dhe përfundimtar për zgjedhjet presidenciale tha se ka ardhur koha që t’i japim fund hajnava të të drejtave tona.

“Pranë shtator se heroit tonë të papërsëritshëm Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me mbështetjen e parezervë se Aleanca jonë dhe Alternativa jonë për ndryshim është mundësi që vlen dhe shansa që nuk duhet ta humbim dhe nuk do ta humbim. Sepse ne jemi përcaktuar për të të vetvendosur fatin tonë. Të përbashkuar rreth flamurit kombëtar, kësaj radhe si asnjëherë më parë jemi bashkuar si opozitë shqiptare për të avansuar interesat e tona të përbashkëta kombëtre. Le t’i japim fund hajnava të të drejtave tona, sepse erdhi dita Ali opozita”, u shpreh Qoku.

Continue Reading

Lajme

Ramadani ironizon iniciativën e opozitës për luftën kundër korrupsionit qytetarët presin veprat e atyre që dikur u përfshinë në skandale

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka komentuar iniciativën e disa figurave të opozitës për të luftuar korrupsionin, një angazhim që, sipas tyre, do të fillojë nga vetja. Ky veprim është përshëndetur me një dozë optimizmi të përmbajtur, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të hapave konkretë.

Zhvillimi ka ngjallur diskutime dhe ironi, duke sjellë në vëmendje raste kur politikanë të njohur, dikur të përfshirë në skandale, sot synojnë të paraqiten si flamurtarë të drejtësisë. Analistët dhe opinioni publik vëzhgojnë me interes nëse kjo nismë do të nisë me deklarimin e pasurisë personale apo me përballjen me të kaluarën e tyre të diskutueshme.

Me gjithë skepticizmin e përgjithshëm, mbetet për t’u parë nëse kjo iniciativë do të sjellë transparencë të vërtetë apo do të mbetet një tjetër episod në teatrin politik, ku spektatorët nuk mungojnë kurrë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Me kënaqësi dhe me ndjenjë të thellë optimizmi të përmbajtur, mirëpresim iniciativën e disa figurave të njohura të opozitës për të luftuar korrupsionin, një betejë që, me sa duket, do ta fillojnë nga vetja. Ky akt fisnik dhe vetëreflektues dëshmon se ndonjëherë e kaluara mund të jetë mësuesja më e mirë për të ardhmen.

Ky është një zhvillim inkurajues, që na kujton një zjarrfikës të vendosur, i njohur nga e kaluara si piroman, e që sot do t’i shuajë flakët me benzinë.

Qytetarët mezi presin të shohin nëse do të fillohet nga deklarimi i pasurisë personale apo nga skandalet e shumta që i përcjellin.

Duke qenë dashamirës të transparencës, do të ndjekim me vëmendje çdo hap të kësaj ‘lufte’. Në fund të fundit, çdo teatër ka nevojë për spektatorë”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Aktivistët e Selës nga Kumanova: Ziadin “Peçatit” edhe zotrat i përkulen

Published

on

By

Aktivisti i shoqatës së Ziadin Selës nga Kumanova, Rami Ademi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka postuar një fotografi me Ziadin Selës ku ka shkruar se para drejtësisë edhe zotrat përkulet.

“Para drejtësisë edhe zotrat përkulet!”, ka shkruar Ademi.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ju kujtojmë vulistëve, nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë, fatin politik e keni të vulosur

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që vulat e ASH-së, t’i takojnë Zijadin Selës.
Taravari tha se ata do të ankohen për vendimin dhe se do të presin vendimin përfundimtar, siç e quan ai, “seriali absurd”.

“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj… Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj. Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur! Fati i tyre politik është Vulosur!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme