Lajme
Propozimi holandez: Shqipëria dhe Mali i Zi me të drejta të plota, ndërsa Maqedonia dhe të tjerët mbesin “në klasë në rrugën për BE
Partitë kryesore holandeze D66, VVD dhe CDA kanë propozuar një qasje të re për zgjerimin e Bashkimit Evropian, të njohur si modeli i “Europës me shumë shpejtësi”, ku Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Ukraina mund të bëhen anëtare të BE-së, por pa përfituar menjëherë të gjitha të drejtat.
Sipas këtij koncepti, këto vende do të kenë status anëtarësimi formal, por me të drejta të kufizuara, pa të drejtë vote në institucionet kyçe të BE-së, pa komisionerë evropianë dhe me fonde të reduktuara krahasuar me vendet anëtare të plota.
Qasja synon të përshpejtojë zgjerimin e BE-së në një kontekst gjeopolitik të ndërlikuar, veçanërisht për Ukrainën, por njëkohësisht ka ngritur shqetësime serioze në vendet aspirante, pasi krijon rrezikun e një anëtarësimi të klasit të dytë.
Maqedonia e Veriut, Moldavia dhe Ukraina do të përfshiheshin në strukturat evropiane, por pa ndikim të plotë në vendimmarrje, çka për shumë analistë përbën një devijim nga parimi i barazisë mes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

