Connect with us

Lajme

Prestigjiozja franceze “Europe Elects”: Taravari fitues absolut i raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale

Published

on

Organizata prestigjioze franceze e sondazheve të lidhura me zgjedhjet në vendet evropiane dhe më gjerë “Europe Elects” publikoi anketën e Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim (CRPC) në bashkëpunim me Shoqatën për gazetari, informim, komunikim dhe shërbime të marketingut “Глас на вистината”e cila realizoj anketën e dytë në prag të zgjedhjeve Presidenciale 2024.

Të pyetur: Për cilin kandidat do të votojnë në zgjedhjet presidenciale, qytetarët janë përgjigjur me sa vijon:

Për kandidaten e VMRO DPMNE Gordana Siljanovska Davkova do të votonin 20,4% e të anketuarve, ndërsa për konkurrentin e saj kryesor, presidentin aktual Stevo Pendarovski nga LSDM-ja, 16,8% e të anketuarve do të jepnin votën e tyre.

Në bllokun politik shqiptar, Arben Taravari nga koalicioni “VLEN”, sipas sondazhit është para Bujar Osmanit nga Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI.

Kështu që, për Taravarin do të votonin 7.9% e qytetarëve të anketuar, ndërsa për Osmanin 6.9% e të anketuarve.

Për Maksim Dimitrievskin nga ZNAM do të votonin 2,7% e të anketuarve, ndërsa për Biljana Vankovskën nga Levica 2,6% . Për kandidatin Stevço Jakimovski nga GROM do të votonin 1,2% e të anketuarve. Poashtu, 18.2% e qytetarëve nuk mbështesin asnjërin prej kandidatëve , ndërsa 23.2% nuk kanë dhënë asnjë përgjigje.

Anketa është realizuar përmes telefonit në periudhën prej 8 deri më 13 prill të këtij viti me 1210 të anketuar, të përzgjedhur sipas një metode të rastësishme.

Hulumtimi është realizuar në nivel të gjithë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut , duke u kujdesur për kriteret si: përbërja etnike, numri i votuesve, dhe shpërndarja gjeografike.

Margjina e gabimit +/- 3,0%. Rezultatet e anketës së realizuar, së bashkë me analizën e të dhënave e gjeni në grafikën e mëposhtme dhe e njëjta është e disponueshme në platformën online të Qendrës për Kërkime Politike dhe Komunikim.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Çairit ndan 1 milion denarë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës së Çairit, u miratua propozimi për ndarjen e 1 milion denarëve si ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan.

Ky vendim është një shprehje e solidaritetit dhe mbështetjes së komunitetit në këto momente të vështira. Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, theksoi se ndihma financiare nuk është vetëm një mbështetje materiale, por edhe një mesazh i qartë se Çairi qëndron pranë familjeve të prekura.

“Ndjehem i nderuar që mund të kontribuojmë në ndihmën e këtyre familjeve dhe jam i bindur se ky është vetëm hapi i parë. Çairi do të vazhdojë të mbetet pranë tyre në çdo hap të rrugës për t’i mbështetur në periudha të vështira”, u shpreh Ganiu.

Komuna e Çairit rithekson angazhimin e saj për të qenë pranë qytetarëve në kohë sfidash dhe për të siguruar që çdo individ të ndihet i mbështetur nga institucionet dhe shoqëria.

Continue Reading

Lajme

Komuna e Gostivarit ndan 1 milion denarë ndihmë për familjet e viktimave të tragjedisë në Koçan

Published

on

By

 

Komuna e Gostivarit ka vendosur të ndajë një ndihmë financiare prej 1.000.000 denarësh për familjet e viktimave dhe të lënduarve nga tragjedia e rëndë në Koçan.

Vendimi u miratua sot gjatë një seance të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal, e cila nisi me një minutë heshtje për të nderuar 59 viktimat e zjarrit tragjik të 16 marsit.

Kryetari i Komunës, Valbon Limani, theksoi rëndësinë e solidaritetit në momente të tilla të rënda. “Në ngjarje të tilla tragjike, duhet të jemi të bashkuar dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Ndihma financiare do të dërgohet në fondin e ngritur për mbështetjen e familjeve të prekura nga kjo tragjedi e madhe.

Continue Reading

TOP Lajme