Connect with us

Politika

Plas revolta te grupi i Selës: Pse funksionarët e BDI-së nuk i shajnë ata të VMRO-së

Published

on

Disa orë pas deklaratës së Hristijan Mickoskit se BDI ka dërguar emisarë apo ndërmjetësues për koalicionim më VMRO-në, ka plas sherri mes aktivistëve të Ziadin Selës.

Në grupin ku janë mbi 600 persona, njëri prej ankohet se pse asnjë funksionar i BDI-së nuk po sulmon VMRO-në.

Në grupin MeZiadinSelën ku janë të gjithë figurat e grupit të Selës po ashtu e etiketojnë komandantin e UÇK-së, Hisni Shaqirin si tradhëtar.

Kujtojmë se pakënaqësi mes grupit të Selës dhe BDI-së ka pasur edhe në Strugë dhe Kumanovë, ndërsa sipas rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, Sela i dërgoi BDI-së vetëm 800 vota, jo aq sa pritej duke marrë parasysh se vjen nga Livadhia e Strugës.

Continue Reading

Politika

E gjithë vemendja tek Arben Taravari dhe Qeveria e Re

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëherit njëri ndër udhëheqësit e koalicionit VLEN, Arben Taravari sonte është i ftuar në emisionin Click Plus TV 21, ku po diskuton për aktualitetin politik. Gjatë transmetimit të debatit në rjetet sociale si duket e gjithë vëmendja e opinionit është tek Arben Taravari dhe tek bisedimet për Qeverinë e Re.

Continue Reading

Politika

Gashi: Kah mesi i qershorit do ta kemi Qeverinë e re

Published

on

By

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, pjesë e koalicionit VLEN për emisionin 360 gradë, ka deklaruar se sipas pritshmërive Qeveria e re do të duhet të formohet kah mesi i muajit qershor.

“Mendoj se deri në mesin e qershorit do të kemi qeveri, këtë e vlerësoj në bazë të bisedës të cilën e kishim. Nëse kështu shkojnë punët, do të jetë shpejtë”, ka deklaruar Gashi.

Sa i përket preferencave për postet ministrore, edhe pse nuk është biseduar për këtë temë, Gashi tha se përpjekja e tyre është që të kenë përfaqësues në resorët lidhur me pesë shtyllat për të cilët kanë dhënë premtime në fushatën zgjedhore, siç janë, integrimi në BE, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik, decentralizimi dhe arsimi.

“Për këto resorë dëshirojmë të kemi njerëz tonë, anëtarë të cilët do të jenë në funksione të rëndësishme, por nuk do të thotë kjo se duhet të jetë ministër. Koncepti ynë është që qeveria të funksionojë si një, të ketë program qeveritar dhe të mos jetë e rëndësishme si do të thirret ministri ose nga cila përkatësi etnike vjen apo parti politike”, deklaroi Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

Continue Reading

Politika

Taravari: Qeveria e re nga 1 deri më 5 qershor, duhet të ndëshkohen funksionarët që kanë keqpërdorur pozitën

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin “Click Plus”, tha se Qeveria e re pritet të formohet nga 1 deri më 5 qershor.

“Unë besoj që formimi i Qeverisë të jetë nga 1 deri më 5 qershor. Konstituimi i Parlamentit përafërsisht parashihet që të jetë më 28 maj”, tha Taravari.

Sipas Taravarit, edhe ekipet punuese të dy koalicioneve duhet t’i konkretizojnë të gjitha gjërat, me ministri, me drejtori dhe me programin qeveritar, ndërsa në lidhje luftimin e korrupsionit, Taravari dha se çdo kush duhet të japë përgjegjësi.

“Ka funksionarë të LSDM-së, BDI-së, mund edhe të VMRO-së edhe ASH-së, Besës dhe Alternativës, të cilët nuk kanë udhëheq si duhet dhe duhet të dalin para drejtësisë. Këtu do të jetë beteja e pakompromistë. Ne nuk duam të përsëritet qeveria e vitit 2017, kur njerëzit prisnin që të ndëshkohen funksionaret që kanë keqpërdorur, dhe fatkeqësisht kishte revanshizëm ndaj funksionarëve të caktuar”, tha Taravari duke shtuar se tash duhet të funksionojë shteti i së drejtës.

Taravari theksoi se për plot funksionarë nga procedura në gjykatë që qëndrojnë nën sirtar.

“Ne do t’i inkurajojmë që të aktivizohen këto procedura dhe nëse vërtetohet se me të vërtetë kanë gabuar ose kanë keqpërdorur, duhet të ndëshkohen, për shkak se edhe qytetari e kërkon një gjë të tillë. Në qoftë se nuk e bën këtë qeveria e ardhshme, do ta ketë fatin e qeverisë së LSDM-së”, tha Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme