Connect with us

Politika

Mexhiti: Nga BDI ikin të gjithë sikur nga korona! Do të mbeten në opozitë me Levicën

Published

on

Duke komentuar refuzimin e partive maqedonase që të formojnë qeveri me BDI-në, Izet Mexhiti nga VLEN tha se të gjithë nga BDI ikin sikur nga virusi korona, përcjell TV21. Mexhiti tha se BDI do të shkojë në opozitë.

“Ditëve të fundit nga BDI të gjithë ikin sikur nga korona. Nga BDI ikë edhe VMRO-DPMNE, nga BDI ikë edhe Maksim Dimitrievski, nuk dëshiron qeveri me ta, nga BDI siç e shoh edhe ish-kryeministri Kovaçevski është hidhëruar sepse në mënyrë jokorrekte luajtën edhe me të. Edhe LSDM nuk do me BDI-në. Kështu që duket se BDI do të mbetet në opozitë me Levicën dhe pikërisht atë që e thanë, do të thotë me forcat pro-ruse”, theksoi Mexhiti./tv21.tv

Continue Reading

Lajme

Taravari: Analistët që sulmojnë Kurtin në Prishtinë, na sulmojnë edhe neve në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me të rinjtë e partisë në Kumanovë, ka deklaruar se analistët e njejtë që sulojmë Albin Kurtin në Kosovë, sulmojnë edhe VLEN-in në Maqedoni.

Sipas Taravarit, këta njerëz paguhen nga qendra të ndryshme për të shpifur kundër VV-së në Prishtinë dhe VLEN-it në Shkup.

“Nëse e keni përcjellur fushatën në Kosovë, njërëzit e njejtë prej Maqedonie dhe Kosove, propagandë të njejtë kundër Albinit dhe të krijohet përshtypja se Vetëvendosja nuk fiton 20%. Por, populli ndryshe mendon, nuk mendon si këta analistët që paguhen nga qendrat e caktuara. E njejta propagandë është edhe në Maqedoni. E mbajnë temë gjuhën shqipe dhe nëse shkoni në Shqipëri apo Prishtinë, krijohet përshtypja se këtu nuk përdoret gjuha shqipe. Jo bre, njësoj përdoret gjuha shqipe, asgjë s’ka ndryshuar, vetëm do të avancohet. Ne në këtë mandate e kemi për obligim që gjuhës shqipe t’ia heqim 20% nga Kushtetuta që Ali Ahmeti s’e bëri për 22 vite në Qeveri”, tha Taravari.

” target=”_blank”>VIDEO

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme