Connect with us

Lajme

NP Komunalec promovon paisjet e reja / Do të përmirësohet cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve

Published

on

Kontejnerë të rinj, kamion për bartjen e mbeturinave, kamionetë për larjen dhe pastrimin e rrugëve, paisje për punëtorët. Këto janë pjesë nga investimi i fundit i N.P Komunalec , nëpërmjet të cilave ndërmarrja synon të përmirsojë cilësin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Drejtori i N.P Komunalec, Faton Bilalli, në një takim me gazetarë, prezantoi një pjesë të pajisjeve, të cilat tha se janë blerë në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale.

Aktualisht, rreth njëqind punonjës kujdesen për higjienën komunale dhe kontejnerët në të gjithë qytetin pastrohen tre herë në ditë. Për të siguruar një higjienë më të mirë, drejtori Bilalli apelon bashkëqytetarët që të mos hudhin mbeturina vend e pa vend , por të përdorin kontejnerët. Nëse qytetarët kanë për të hedhur mbeturina të forta, mobilje të vjetra apo gjësende nga teknika e bardhë, këtë mund ta bëjn vetë me një telefonatë në N.P Komunalec.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme