Connect with us

Lajme

Nevzat Bejta e pranon humbjen në Gostivar

Published

on

Pas përfundimit të numërimit të votave në Komunën e Gostivarit, kandidati për kryetar Nevzat Bejta, i cili nuk arriti të sigurojë mandatin përballë kandidatit të AKI-së, Valbon Limani, ka falënderuar qytetarët që e mbështetën gjatë fushatës zgjedhore dhe ata që, siç tha, besuan në ndryshim.

Në deklaratën e tij pas zgjedhjeve, Bejta ka theksuar pretendimet për keqpërdorime të financave komunale gjatë tetë viteve të fundit, duke shprehur pritshmërinë që institucionet shtetërore të veprojnë dhe të hetojnë rastet e dyshuara të keqpërdorimeve nga administrata e kaluar.

“Ne do të vazhdojmë aktivitetin tonë dhe jam i bindur se e vërteta do të dalë në pah. Falënderoj sinqerisht të gjithë qytetarët që më mbështetën me votën e tyre dhe besimin që më dhanë,” ka deklaruar Bejta.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *