Connect with us

Lajme

Nazim Taipi dhe Arben Taravari takim me partinë turke TDP dhe Bejxhan Iljaz: Dakordohen për bashkëpunim të ngushtë katërvjeçar

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për kryetar komune të Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe deputetin Halil Snopçe, takuan deputetin Bejxhan Iljaz dhe strukturat e Partisë Demokratike Turke (TDP) në Tearcë, shkruan SmartNews

Në këtë takim miqësor u diskutua për programin e kandidatit të AKI-së, Nazim Taipi për komunën e Tearcës si ndan ide dhe u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.

“Bashkë me Kryetarin z. Arben Taravari dhe deputetin z. Halil Snopçe, takuam deputetin z. Bejxhan Iljaz dhe strukturat e TDP-së në Tearcë.

Në këtë takim miqësor diskutuam për programin tonë, ndamë ide dhe u dakorduam për bashkëpunim të ngushtë gjatë katër viteve të ardhshme.

Ky është shembulli i politikës që bashkon. #BASHKË për Tearcën që duam, me Tearcën në zemër!”, përfundon Taipi./SmartNews.mk/

Continue Reading