Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani: Do ta kthejmë 28 Nëntorin në festë institucionale, Radusha nuk blihet me politikë

Published

on

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, vazhdoi takimet me qytetarët, këtë herë në Radushë, ku u prit me entuziazëm dhe energji pozitive nga përkrahësit e shumtë, përcjell SmartNews

Në takim morën pjesë edhe personalitete të larta të partisë dhe përfaqësues të zonës, ndër ta: Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Skender Rexhepi – Zejd; Deputeti i zonës, Blerim Bexheti; Kandidati për kryetar të Këshillit të Qytetit të Shkupit, Abdulselam Selami; Komandant – mësuesi, Rafiz Haliti; Kryetari aktual i komunës dhe bartësi i listës për Këshillin Komunal, Iljas Veseli; si dhe kandidatja për Këshillin e Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi.

“Një gjë nuk blihet me asgjë; as me para, e as me ndonjë pasuri tjetër, ajo është krenaria kombëtare.

Sonte isha në Radushë, në vendin e sakrificës e të qëndresës shqiptare.
Nuk kam besuar se disa nga vëllezërit tanë do të devijonin deri në atë pikë, sa të sillnin një ministër antishqiptar në këtë vend heroik dhe ta mbulonin njërin nga stadiumet me copëza plastike.
Nuk jemi kundër investimeve, por jemi kundër politizimit dhe degradimit të investimeve në mënyrën të cilën ata janë duke e realizuar.
Një veprim i tillë është jo vetëm i ulët, por edhe poshtërues për vet dinjitetin shqiptar të Radushës.

Radusha është simbol i gjakut të dëshmorëve, dhe trajtimi i saj në këtë mënyrë është i papranueshëm.
Harrojeni se ndonjëherë do të mund të bleni dhe ta përdorni këtë vend për mashtrime politike.

Në këtë takim të ngrohtë dhe dinjitoz pata nderin të jem sëbashku me:
• Komandant Mësuesin, Rafiz Haliti, figurë e respektuar e luftës dhe e dijes,
• Deputetin e zonës, Blerim Bexhetin, që gjithmonë ka qëndruar pranë popullit,
• Kandidaten për kryetare të Këshillit të Shkupit, Nezrane Rustemin,
• dhe bartësin e listës për komunën e Sarajit, kryetarin aktual Iljaz Veselin.

Bashkë, me zemër e përkushtim, riafirmuam se Radusha nuk do të përkulet kurrë.

Premtimi im i veçantë për Radushën është ky:
Përveç realizimit të projekteve që i kemi premtuar para disa ditëve, në veçanti e theksoj se më 28 Nëntor, do të festojmë në mënyrë institucionale, bashkërisht, në Sheshin “Adem Jashari”; në atë vend ku disa vëllezër tanë hezituan ta shfaqin në videon ku prezent ishte një ministër i tyre.

Radusha jeton me dinjitet. Radusha është simbol i rezistencës”, ka përfunduar Ramadani./SmartNews.mk/

Continue Reading