Lajme
Nazim Taipi: Arsimi është çelësi i arritjeve të mëdha, shkollat e Tearcës do të bëhen më moderne e të digjitalizuara
Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Nazim Taipi, ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, njofton Top24
“Arsimi është çelësi që hap dyert e arritjeve të mëdha. Me gjithë zemër uroj që ky vit i ri shkollor të sjellë dije, suksese dhe gëzim për secilin prej jush,” – ka shkruar Taipi.
Ai theksoi se arsimi është prioritet i programit të tij dhe paralajmëroi investime të rëndësishme në infrastrukturën arsimore.
“Shumë shpejt shkollat tona do të bëhen më moderne, me kushte më të mira dhe të digjitalizuara,” – shtoi kandidati për kryetar të Tearcës.
Mesazhi i tij shoqërohet me urimin për një vit të mbarë shkollor dhe me zotimin për t’u angazhuar që nxënësit e kësaj komune të kenë kushte më cilësore në rrugën e dijes.
