Connect with us

Lajme ditore

Nafie Selmani kritikon VLEN-in: Ikni, ikni nga sytë këmbët

Published

on

Analistja Nafie Selmani ka reaguar sot pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili theksoi se nuk ka asnjë arsye pse provimi i jurisprudencës të mos jepet në gjuhën shqipe.

“Kryeministri sot tha se s’ka asnjë arsye pse provimi i jurisprudencës të mos jepet në shqip. Ligji është i qartë, tha ai. Shumë mirë!” – shkroi Selmani.

Ajo kujtoi se dje zëvendëskryeministri i parë, Sali, kishte konfirmuar se Ministri i Drejtësisë refuzon të respektojë Kushtetutën për këtë çështje.

“Zv/Kryeministri i parë, Sali, dje na sqaroi se Ministri i Drejtësisë refuzon ta respektojë Kushtetutën për këtë çështje. Deri këtu, gjithçka e qartë si kristal. Ligji i qartë. Kushtetuta e qartë. Qëndrimet publike të qarta,” tha Selmani.

Analistja ngriti pyetje të forta për VLEN-in, duke sfiduar përgjegjësinë e koalicionit qeveritar:

“Tani vjen pyetja e pakëndshme dhe e rrezikshme për VLEN-in: nëse ligji është i qartë dhe Kushtetuta po shkelet, a do të guxoni të kërkoni ndonjë përgjegjësi për Ministrin e Drejtësisë, apo për ju ligjet vlejnë vetëm kur u pëlqejnë?
A ekziston për VLEN-in shtet ligjor, apo vetëm mendime personale të ministrave? Shtet ligjor ‘VLEN edition’.”

Selmani përfundoi me një reagim kritik ndaj përfaqësuesve të VLEN-it:

“P.S. Ikni, VLEN, ikni nga sytë këmbët. U bëtë horë publikisht dhe kjo më nuk durohet. U turpëruat keq e më keq, çdo ditë nga pak. Kini pak dinjitet se keni familje. Mos i koritni edhe ata, pa asnjë faj të tyre.”

Deklarata e Selmanit thekson tensionin e vazhdueshëm midis qëndrimeve të qarta të ligjit dhe Kushtetutës nga njëra anë, dhe refuzimit të Ministrisë së Drejtësisë për të zbatuar këto dispozita nga ana tjetër, duke u bërë një sfidë e hapur ndaj VLEN-it dhe menaxhimit të çështjeve të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. /Gazeta Flaka/

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *