Connect with us

Lajme

Ministri Mexhiti pranon detyrën. Së bashku do ta shërojmë sistemin shëndetësor

Published

on

Sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ne Ministrinë e Shëndetsisë ku këtë dikaster do ta drejtojë Fatmir Mexhiti nga radhët e Aleancës për Shqiptarët.Ai me një status në rrjetin social Facebook u është drejtuar qytetarëve:

“Të dashur bashkëqytetarë,

Sot nisim një rrugëtim të ri së bashku, për të ju dhënë qytetarëve shërbime shëndetësore që do të jenë në historinë e Ministrisë së Shëndetësisë. Jam këtu për të vazhduar rrugën e mentorit tim në këtë ministri, profesor Arben Taravari. Këtë rrugëtim do ta ecim së bashku me qytetarët, mjekët, motrat medicinale, ekspertët dhe mediumet, që të gjithë të japim kontributin tonë të përbashkët për sistem më të mirë shëndetësor.

Unë si ministër do të angazhohem që qytetarët të marrin shërbimin e duhur, mjekët të marrin nga ministria trajtim të dinjitetshëm dhe stafi tjetër të ketë kushte maksimale pune.

Së bashku do ta shërojmë sistemin shëndetësor.”- shkruan Mexhiti në rrjetin social Facebook.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme