Connect with us

Lajme

Ministri i jashtëm Bujar Osmani në UT, pritet me protesta nga rinia e VLEN-it

Published

on

Ministri i jashtëm Bujar Osmani në UT, pritet me protesta nga rinia e VLEN-it

“Ju e shkatërruat Universitetin e Tetovës”, “Ju e përzutë rininë”, “Depolitizoni universitetin”, ishin vetëm disa nga mbishkrimet në pankartat të cilat i mbanin në duar në shenjë proteste përfaqësues të rinis së VLEN-it, gjatë vizitës së ministrit të jashtëm Bujar Osmani në Universitetin e Tetovës (UT). Ky i fundit në një deklaratë për media para hyrjes në universitet deklaroi se në Universitetin e Tetovës do të mbaj një ligjëratë për Bashkimin Evropian dhe se aktiviteti i tij nuk ndërlidhet me aktivitetet partiake. Megjithatë të kundërtën e pohuan aktivistët e VLEN-it të cilët mes tjerash kërkuan edhe de-politizimin e Universitetit të Tetovës, shkruan Alsat.

“Sot jemi këtu shkaku se këto kanë ardhur këtu për interesat e tyre personale, politike, studentët të cilët kanë mundur të hyjnë kanë qenë të zgjedhur, ato që janë të BDI-së, dhe ne jemi kundër kësaj, për arsye se edhe ne jemi student dhe kërkojmë të drejtat tona, nuk duhet vetëm këta të BDI-së të hyjnë dhe të presin Bujar Osmanin. Këta janë shkaktar që rinia po ikë prej vendit tonë, e këta kanë ardhur këtu ti tregojnë rinisë se këtu është më mirë, ndërsa ndodhë e kundërta”, tha Bergin Islam, VLEN. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Përçarje në radhët e Lëvizjes Demokratike në Saraj: Aktivistët ngrihen kundër Izet Mexhitit, rikthehen në BDI

Published

on

By

 

Në një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, dega e Lëvizjes Demokratike në nëndegës Sfillare ne Saraj ka kritikuar ashpër drejtuesit e kësaj force politike, duke e akuzuar kryetarin Izet Mexhiti për mashtrim elektoral dhe tregti me interesat e shqiptarëve. Disa aktivistë kanë paralajmëruar largimin dhe rikthimin e tyre në BDI.

“Të dashur bashkëfshatar të f.Svillare, ju aktivistë e simpatizantë të LD-së, nuk mund të qëndrojmë të heshtur përpara një katrahure të madhe politike që po ndodh para nesh ku ne i votuam për #ndryshim,” thuhet në deklaratën e publikuar nga dega e LD-së në këtë fshat, duke shtuar se ndryshimi i premtuar “sidomos nga kryetari i LD-s Izet Mexhiti” nuk është mbajtur.

Ata akuzojnë lidershipin se ka dalë “në shesh pazare të ‘nëntokës’ duke tregtuar interesat e #shqiptarëve në emër të #sovranit”.

Në reagim për këtë situatë, përmendet edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke lënë të kuptohet se kjo degë pajtohet me statusin e ketij të fundit duke cituar statusin e Taravarit te dites së sotme që quajti Mexhitin një “pensionist politik i BDI-së”, dhe ka theksuar se ai e ka braktisur BDI-në jo për parime, por për “interesa personale dhe kalkulime momentale”.

Sipas Taravarit, “koalicioni nuk mund të funksionojë mbi baza hipokrizie” dhe ai nuk mund të jetë pjesë e një strukture që, siç thotë ai, “vazhdon të funksionojë me mentalitetin e vjetër të BDI-së”.

Përçarja vjen në një moment kritik për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Kjo përçarje sjell një sfidë serioze për besueshmërinë dhe fuqinë e opozitës shqiptare në vend,” thuhet më tej në reagim.

Lëvizja Demokratike në Sfillare të Sarajit paralajmëron se kjo situatë do të ketë pasoja në të gjithë skenën politike shqiptare: “Rrjedhojat e kësaj ndarjeje pritet të ndihen jo vetëm në koalicionin VLEN, por në gjithë peizazhin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”
Ku për fund shkojnë se faturen do e paguaj vetëm populli.

Continue Reading

Lajme

Arlinda Imeri Shllaku emërohet ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas në Çair

Published

on

By

 

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair ka emëruar znj. Arlinda Imeri Shllaku si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Kryesia e Forumit të Gruas, në funksion të fuqizimit të përfaqësimit të grave dhe strukturave lokale të partisë.

Lexoni më poshtë kumtesën e plotë:

KUMTESË PËR OPINION

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair njofton opinionin se sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës së Forumit të Gruas, ku në mënyrë unanime u vendos që znj. Arlinda Imeri Shllaku të emërohet si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët – Dega Çair.

Ky vendim është marrë në frymën e bashkëpunimit, përfaqësimit të denjë të grave në politikë dhe fuqizimit të strukturave tona organizative në nivel lokal.

Njëkohësisht, kryesia e Forumit të Gruas së Degës Çair, me unanimitet të plotë, rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respektimin e vendimeve të Kryesisë Qendrore të partisë dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, duke kontribuar me përkushtim në realizimin e vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Çair
13 maj 2025

Continue Reading

Lajme

Deputeti Shaqiri takon zëvendësambasadorin e Francës

Published

on

By

Deputeti i ASH, Rijad Shaqiri, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Francës në vend, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z. Ardian Ramadani. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Shaqiri e cilësoi si kënaqësi takimin me përfaqësuesin diplomatik të një vendi mik si Franca.

Continue Reading

TOP Lajme