Connect with us

Lajme

Ministri Fatmir Mexhiti: Kemi siguruar aparaturë të re bashkëkohore për Kirurgjinë Torakale

Published

on

Ministri i Shëndetësisë d-r. Fatmir Mexhiti sot ka vizituar Klinikën Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare në Shkup.
Për nevojat e pacientëve dhe të Klinikës, Ministria e Shëndetësisë bleu kolonën kirurgjikale të torakoskopit, e cila mundësoi që në këtë Klinikë të përdoret një sistem i gjeneratës së fundit nga prodhuesi amerikan Arthrex.

Kjo pajisje është menduar për kryerjen e procedurave endoskopike torako-vaskulare minimalisht invazive në zonën e mushkërive, si standarde ashtu dhe specifike. Sistemi mundëson vizualizim shumë më të mirë të enëve të gjakut në krahasim me dritën e bardhë konvencionale, duke lehtësuar dhe përshpejtuar kështu ndërhyrjen kirurgjikale.
Teknologjia e pajisjes mundëson vizualizimin e shkëlqyer të rrjedhjes së gjakut para, gjatë dhe pas procedurës kirurgjikale, si dhe identifikimin më të lehtë të kufijve të indeve të caktuara, duke mundësuar kështu procedura më të sakta dhe më të shpejta kirurgjikale.
Me këtë pajisje bashkëkohore, është e mundur të kontrollohen anastomozat vaskulare dhe perfuzioni, zbulimi i nyjeve limfatike.
Sistemi ka futje automatike të të dhënave, si dhe lidhje me përdoruesit jashtë sallës së operacionit nëpërmjet internetit ose rrjetit kompjuterik.

Kolona kirurgjikale është blerë nga Ministria e Shëndetësisë për nevojat e Klinikës së Kirurgjisë Torakale dhe është investim prej 11,1 milionë denarë.
Ministri i Shëndetësisë, d-r. Mexhti, së bashku me Kabinetin e tij, janë duke punuar intensivisht në përmirësimin e kushteve në objektet shëndetësore publike, me qëllim të shërbimit shëndetësor më cilësor për pacientët dhe kushteve më të mira të punës për punëtorët shëndetësorë.

Continue Reading

Lajme

Taravari takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler

Published

on

Në takimin e mbajtur tek ambasada gjermane, kryetari Taravari dhe ambasadorja Drexler diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke theksuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian.

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar shqiptarët me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit duke shkruar se “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi”, shkruan Top24

Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi. Sa herë vjen 22 nëntori, është sa kënaqësi po aq edhe nder të kujtojmë Ditën e Alfabetit Shqiptar! Për ne shqiptarët në Maqedoni, kjo ditë është e veçantë, edhe për nga fakti se gjithëçka është vendosur si sot në vitin 1908 në qytetin tonë të Manastirit.
Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës më të bukur në botë, shqipes 6 mijë vjeçare!

Continue Reading

Lajme

Vandalizohet Shqiponja në Gostivar, reagon Albion Iseini nga FRASH

Published

on

Me rastin e festave të Nëntorit, FRASH-Gostivar dekoroi monumentin GOSTIVARI me Shqiponjën dykrenare në një aktivitet të tyre. Siç duket kjo ju ka penguar ultranacionalistëve pro-serb të cilët kanë vandalizuar këtë vepër.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi nga Albion Iseini, kryetari i FRASH-Gostivar i cili shprehet se: “Paranoja fanatike ultra-nacionaliste është fare e vogël në krahasim me Kosovën e Pavarur që është shtet Sovran dhe i Lirë!
Të fala nga Gostivari dhe Gostivarasit!” duke bashkangjitur dhe një foto të monumentit të vandalizuar.

http://📸 Look at this post on Facebook https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0aGTLAmqmKTgUv5A9bWDYjmvcQAJ9SYBbfVGXuyFqmLDn7TpTgS8uDaBPEcZaJi53l&id=100001282167727&mibextid=qC1gEa

Continue Reading

TOP Lajme