Connect with us

Lajme

Lloga: Të martën do të kërkoj sqarim pse nuk kaloi Ligji për Aminsti

Published

on

 

“Të martën do të kërkojë sqarim që edhe opinioni të mësoj pse kjo ndodhi”. Kështu tha në emisionin “Politica” në Tv Globi ministri i drejtësisë, Krenar Lloga kur u pyet nëse ishte paralajmëruar LSDM-ja se nuk do ta përkrah Ligjin për Amnisti i cili dje nuk kaloi në Kuvend, ndërsa nga Lloga ishte proozuar me procedurë të shkurtuar.

“Për mua problemi është insttituciona, nuk është politik sepse problemi për të treguar se si do të zgjidhet është shumë e lehtë. Unë kërkoj edhe prej kësaj studioje televizve të na tregojnë si zgjidhet mbi popullimi i burgjeve. Një prej mënu=yrave se si zgjidhet ky problem ka qenë Ligji për Amnisti me çka vetëm 30 % do të fitonin ato të burgosur me vepra të lehta penale”, tha ministri Lloga.

Ai shpjegoi se deri më tani ndihej përgjegjës për problemet në burgje, por edhe për 2800 të dënuarit me akt referimi, të cilët tashmë janë të lirë nuk mbanë përgjegjësia aji.

“Që atëherë, kjo përgjegjësi nuk është më e imja. Nuk është as formale-juridike, sepse jam i detyruar nga procedura që duhet të miratohen nga Kuvendi. Përndryshe, si është problemi im?! Do të jetë problem nëse nuk ofroj zgjidhje, dhe ato janë tashmë në letër, materialet ua kam dorëzuar të gjithë deputetëve, materiale bruto, jo të bëra. Një raport nga SHBA, nga BE, e keni – lexoni”, tha Lloga.

Lloga tha se temën e ligjit për amnisti do ta ngrejë në seancën e ardhshme të qeverisë e cila pritet të mbahet të martën e javës që vjen.

Continue Reading

Lajme

Taravari takoi sot ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler

Published

on

Në takimin e mbajtur tek ambasada gjermane, kryetari Taravari dhe ambasadorja Drexler diskutuan mbi proceset politike në vendin tonë, me fokus në përmbylljen e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE, duke theksuar angazhimin e Aleancës për Shqiptarët që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të vazhdojnë bashkë rrugëtimin e tyre evropian.

Kryetari Taravari, po ashtu, falënderoi ambasadoren për përkrahjen e vazhdueshme që shteti gjerman ia jep Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka uruar shqiptarët me rastin e 115 vjetorit të Kongresit të Manastirit duke shkruar se “Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi”, shkruan Top24

Alfabeti është një nga kushtet themelore të ekzistencës së një kombi. Sa herë vjen 22 nëntori, është sa kënaqësi po aq edhe nder të kujtojmë Ditën e Alfabetit Shqiptar! Për ne shqiptarët në Maqedoni, kjo ditë është e veçantë, edhe për nga fakti se gjithëçka është vendosur si sot në vitin 1908 në qytetin tonë të Manastirit.
Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës më të bukur në botë, shqipes 6 mijë vjeçare!

Continue Reading

Lajme

Vandalizohet Shqiponja në Gostivar, reagon Albion Iseini nga FRASH

Published

on

Me rastin e festave të Nëntorit, FRASH-Gostivar dekoroi monumentin GOSTIVARI me Shqiponjën dykrenare në një aktivitet të tyre. Siç duket kjo ju ka penguar ultranacionalistëve pro-serb të cilët kanë vandalizuar këtë vepër.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi nga Albion Iseini, kryetari i FRASH-Gostivar i cili shprehet se: “Paranoja fanatike ultra-nacionaliste është fare e vogël në krahasim me Kosovën e Pavarur që është shtet Sovran dhe i Lirë!
Të fala nga Gostivari dhe Gostivarasit!” duke bashkangjitur dhe një foto të monumentit të vandalizuar.

http://📸 Look at this post on Facebook https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0aGTLAmqmKTgUv5A9bWDYjmvcQAJ9SYBbfVGXuyFqmLDn7TpTgS8uDaBPEcZaJi53l&id=100001282167727&mibextid=qC1gEa

Continue Reading

TOP Lajme