Connect with us

Lajme

Limani: Data e përsëritjes së zgjedhjeve duhet të ishte 28 dhjetori, qytetarët do ta thonë fjalën e fundit më 11 janar

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka deklaruar se në bazë të afateve ligjore, data e përsëritjes së zgjedhjeve në Gostivar do të duhej të ishte 28 dhjetori. Ai u pyet nga gazetarët në lidhje me shpalljen e datës së zgjedhjeve nga kryeparlamentari Afrim Gashi. Limani theksoi se qytetarët do ta kenë fjalën e fundit, pavarësisht datës së vendosur për mbajtjen e votimeve.

“Edhe më 11 janar do të shihemi përsëri, qytetarët do të vendosin,” u shpreh ai.

Ai tha se nuk ka informacione nëse Qeveria do të emërojë një person të besuar në krye të komunës deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Sipas tij, një vendim i tillë pritet të merret nesër, pasi Qeveria ka paralajmëruar seancë për të martën, ku pritet të diskutohet edhe kjo çështje.

I pyetur nëse do të mbetet kandidat i AKI për Gostivarin, Limani u përgjigj shkurt:

“Po, mbetem kandidat!”.

Më herët, Limani kishte paralajmëruar se nëse Qeveria vendos të emërojë një të besuar të saj në krye të komunës, ai do ta ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *