Connect with us

Lajme

Komuna e Gostivarit asfalton katër rrugë në Banjicë të Epërme, projekti peshon 9 milionë denarë

Published

on

Vazhdojnë investimet infrastrukturore në komunën e Gostivarit. Së fundmi është promovuar njëri nga katër segmentet e asfaltuara të rrugëve në fshatin Banjicë e Epërme. Në ceremoninë e promovimit, përkrah banorëve lokalë, mori pjesë edhe kryetari i komunës Valbon Limani, i cili bëri të ditur se kostoja e përgjithshme e projektit kap vlerën prej 9 milionë denarësh.

Limani tha se tre segmentet e mbetura pritet të asfaltohen në periudhën në vijim, nëse kushtet atmosferike do ta lejojnë këtë.

Më herët, në këtë fshat janë realizuar edhe disa investime të tjera infrastrukturore, përfshirë vendosjen e kanalizimit për grumbullimin e ujërave të zeza.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *