Connect with us

Lajme

Kush ja prishi “Calculatorin” Elmi Azirit, pse po ngatërron numrat?!

Published

on

Deputeti në përfundim të mandatit Elmi Aziri, pas gati katër viteve mandat ditëve të fundit ka filluar të vizitoj disa nëndegë duke pretenduar se ato janë strukturat e Aleancës për Shqiptarët.

Ajo që bie në sy është mashtrimi dhe manipulimi që deputeti Aziri bën hapur me numrin e pjesmarrësve në ato takime.
Kështu për shembull, mbrëmë deputeti ka qenë në fshatin Çerkez ku ishte pritur nga 22 anëtarë(shumica familjarë të ish kryetarit të degës Arsim Hasani), Elmi Aziri ka deklaruar se me 40 vota Për u zgjodh njëri nga pjesnarrësit shef shtabi.
Pra kishte shtuar diku më shumë se 18 numra.

Të njejtin veprim e bëri edhe para ca ditëve ku në Lagjën e Trimave nga 32 persona prezent Elmi Aziri kishte publikuar se gjithsej kanë votuar 54 anëtarë.

Veprimin e njejtë e kishte bërë edhe në një kuvend të rinisë ku në sallën e cila ka gjithsej ka 50 ulëse(10-15 prej të cilave ishin të mbushur me përfaqsues të qeverisë), Elmi Aziri kishte postuar në faqën e tij se me 122 vota Për u zgjodh kryetari i rinisë.

Sipas këtyre veprimeve deputeti Aziri duhet të ndodhet në një pozicion të vështirë, me që deri tani kishte dështuar në gjitha proceset duke humbur kështu përkrahjen e gjitha strukturave në degën e Kumanovës dhe Likovës dhe si rezultat i kësaj është larguar nga çdo kombinatorik e mundëshme për të kandiduar për edhe një mandat të dytë.

Kështu që deputeti Aziri i ndodhur në një situatë jo të favorshme mandej shumë të sikletshme, duke shfrytëzuar pjesmarrjen në qeveri po tenton të organzion takime të tilla dhe me fryerjen e numrave dëshiron ta bind Artan Grubin që ai gëzon përkrahje dhe meriton një pozicion të sigurtë në listat e përbashkëta me BDI-në.

Burimet tona flasin që deputeti Aziri nuk preferohet nga strukturat e BDI-së, Kumanovë- Likovë dhe se ata i’a kanë bërë me dije Artan Grubit dhe kryetarit Ali Ahmeti që në asnjë kombinatorik nuk do ta kishin pranuar Elmi Azirin si kandidat i mundshëm në listën e BDI-së.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: “Rinia e Sarajit është energjia që ndërton të ardhmen”

Published

on

By

Sot, Saraji u pa ndryshe – me më shumë energji, ide dhe jetë. Bashkë me kryetarin aktual Iljas Veseli, Blerant Ramadani zhvilloi një takim me të rinjtë, të cilët nuk e shohin politikën si fjalë boshe, por si mjet për të ndryshuar realitetin e përditshëm.

“Çdo propozim, çdo ide dhe çdo ëndërr e të rinjve do të jetë pjesë e plan-programit tonë 2025-2029. E ardhmja ndërtohet vetëm kur politika u jep hapësirë atyre që do ta jetojnë nesër,” theksoi Ramadani.

Takimi në Saraj shënoi edhe njëherë vizionin për ta bërë rininë pjesë të çdo vendimi dhe procesi politik. Mesazhi ishte i qartë: ky është Saraji i së ardhmes, i ndërtuar mbi guximin, mendimin kritik dhe kërkesën e brezit të ri për të qenë pjesë aktive në vendimmarrje.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani: Saraji po flet me zë për Aleancën Kombëtare për Integrim

Published

on

By

Kandidati për kryetar komune në Saraj, nga radhët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Blerant Ramadani sot ka takuar në një kaffe rasti bashkëqytetarët e tij duke marrë mbështetje për Aleancën Kombltare për Integrim si një referendum ndaj kësaj qeverie antishqiptare, shkruan Top24

Saraji po flet me një zë – për Aleancën Kombëtare për Integrim! Një kafe rasti me bashkëqytetarë të vendosur për të vazhduar bashkë, me dinjitet dhe vendosmëri! #AleancaKombëtarepërIntegrim #Saraj #ZgjedhjetLokale #MaqedoniaeVeriut

Continue Reading

Lajme

Kujt i dërgoi mesazh me postimin e tij te fundit ambasadori Meidani?

Published

on

By

Në rrjetet sociale ka tërhequr vëmendje një postim dje i Ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, i cili në mesin e deklaratave të forta para zgjedhore ka zgjedhur të përcjellë një mesazh përmes fabulës së njohur të Jean de La Fontaine, “Bretkosa që dëshironte të ishte po aq e madhe sa demi.”

Në ilustrimin e shpërndarë shihet bretkosa që fryhet deri në shpërthim, përballë një demi të qetë e të qëndrueshëm. Shënimi shoqërues i fabulistit francez – “Bretkosa, duke dashur të ishte sa demi, u fry derisa plasi” – është interpretuar nga shumë ndjekës si një alegori e drejtuar ndaj situatës politike aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe mburrjeve arrogante pa vend e llogjikë.

Mesazhi i nënkuptuar i postimit duket të ironizojë politikanë që, në prag të zgjedhjeve të tetorit, mburren me forcën, premtime e pushtet, por që rrezikojnë të mbeten të zbuluar e të dështojnë përballë realitetit me të cilin dukshëm kanë humbur kontakt.

Ky stil komunikimi, përmes referencave letrare e satirike, ka krijuar diskurs në rrjetet sociale, duke u cilësuar si një mënyrë e zgjuar e diplomatit shqiptar për të dhënë mesazhe pa përdorur gjuhë të drejtpërdrejtë politike.

Continue Reading

TOP Lajme