Connect with us

Lajme

Arbër Ademi profesor kundër Arbër Ademit deputet

Published

on

Shefi i deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi, njëherit edhe profesor i Universitetit të Tetovës sot ka marr pjesë në protestën e organizuar nga sindikata e profesorëve të UT-së ku kërkojnë trajtim të barabartë si profesorët e Universitetit Kirili dhe Metodi në Shkup.

Kërkesa e sindikatës së UT-së ishte që ato dhe universitetet tjera publike në vend të jenë barabartë me profesorët e UKIM dhe të mos diskrimonohen. Pak minuta para se të fillojë protesta, profesorëve protestues u bashkangjit deputeti i BDI-së Arbër Ademi së bashku me deputetet Arta Bilalli dhe Fisnike Bekteshi, të tre këto të punësuar si profesor në UT. Arbër Ademi i dha një letër kryetarit të sindikatës të punësuarëve të UT-së ku ishte propozim ligji nga deputetët e BDI-së për trajtim të barabartë.

Ndonëse duhej që profesorët tjerë të jenë më të zëshëm, hapsirën mediale e “gllabëroi” profesori Arbër Ademi, dhe kur u pyet nëse ndjehet i diskriminuar nga vendimet e deritanishme ku dallojnë rrogat e profesorëve të UKIM nga univerzitetet tjera në vend. “Sigurisht se po, me vet faktin që jam sot në protestë këtu unë vij ti siguroj të gjithë se nuk do të lejojmë diskriminim. A kanë të drejtë të gjithë profesorët në të gjitha universitetet tjera, qofshin te Universiteti Nënë Tereza, Goce Dellçev, Universiteti i Manastrit dhe Ohrit që të ndjehen të diskriminuar. Sigurisht se po” u përgjigj Ademi.

Profesori i cili është edhe deputet, Arbër Ademi më pas u pyet se si shef i grupit parlamentar të BDI-së a vlerëson se ka bërë të duhurën deri më tani sa i përketë pagave të profesorëve ai foli për godina duke ju referuar projekteve që ka bërë partia e tij gjatë qeverisjes. “Duke e patur parasyshë se në çfarë godine jemi këtu të cilën BDI e ka bërë, konviktin studentor pas kësaj godine dhe që kanë kushte evropiane. Vula e të arriturave në këtë universitet dhe universitetet tjera është e BDI-së. Mendoj se edhe me këtë ligj e bëjmë të duhurën. Partner kryesor e të parë na kanë ne, prandaj jemi këtu si në shtëpinë tonë, si në familjen tonë” tha Ademi
Megjithatë, prezenca e Ademit nuk i gëzojë të gjithë profesorët. Disa prej tyre shprehën revoltën duke u larguar nga turma, por pati edhe prej tyre që reaguan. “Arbër Ademi nuk ka pse ta gllabëron këtë protest sot. Kjo protestë nuk ishte për Arbër Ademin, as për deputeten tjetrën dhe atë tjetrën. Kjo protestë ishte për profesoratin, jo për Arbër Ademin që është, çka pret Arbër Ademi, ka qenë ministër i arsimit, është deputet. Ka prit sot në protestë të mer fjalën, fjalë duheshte profesorati të merr” u shpreh profesori Arianit Reka.

VIDEO: https://fb.watch/qBA3lDN3tn/

Continue Reading

Lajme

Përçarje në radhët e Lëvizjes Demokratike në Saraj: Aktivistët ngrihen kundër Izet Mexhitit, rikthehen në BDI

Published

on

By

 

Në një reagim të fortë publik në rrjetet sociale, dega e Lëvizjes Demokratike në nëndegës Sfillare ne Saraj ka kritikuar ashpër drejtuesit e kësaj force politike, duke e akuzuar kryetarin Izet Mexhiti për mashtrim elektoral dhe tregti me interesat e shqiptarëve. Disa aktivistë kanë paralajmëruar largimin dhe rikthimin e tyre në BDI.

“Të dashur bashkëfshatar të f.Svillare, ju aktivistë e simpatizantë të LD-së, nuk mund të qëndrojmë të heshtur përpara një katrahure të madhe politike që po ndodh para nesh ku ne i votuam për #ndryshim,” thuhet në deklaratën e publikuar nga dega e LD-së në këtë fshat, duke shtuar se ndryshimi i premtuar “sidomos nga kryetari i LD-s Izet Mexhiti” nuk është mbajtur.

Ata akuzojnë lidershipin se ka dalë “në shesh pazare të ‘nëntokës’ duke tregtuar interesat e #shqiptarëve në emër të #sovranit”.

Në reagim për këtë situatë, përmendet edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, duke lënë të kuptohet se kjo degë pajtohet me statusin e ketij të fundit duke cituar statusin e Taravarit te dites së sotme që quajti Mexhitin një “pensionist politik i BDI-së”, dhe ka theksuar se ai e ka braktisur BDI-në jo për parime, por për “interesa personale dhe kalkulime momentale”.

Sipas Taravarit, “koalicioni nuk mund të funksionojë mbi baza hipokrizie” dhe ai nuk mund të jetë pjesë e një strukture që, siç thotë ai, “vazhdon të funksionojë me mentalitetin e vjetër të BDI-së”.

Përçarja vjen në një moment kritik për opozitën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Kjo përçarje sjell një sfidë serioze për besueshmërinë dhe fuqinë e opozitës shqiptare në vend,” thuhet më tej në reagim.

Lëvizja Demokratike në Sfillare të Sarajit paralajmëron se kjo situatë do të ketë pasoja në të gjithë skenën politike shqiptare: “Rrjedhojat e kësaj ndarjeje pritet të ndihen jo vetëm në koalicionin VLEN, por në gjithë peizazhin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.”
Ku për fund shkojnë se faturen do e paguaj vetëm populli.

Continue Reading

Lajme

Arlinda Imeri Shllaku emërohet ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas në Çair

Published

on

By

 

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair ka emëruar znj. Arlinda Imeri Shllaku si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga Kryesia e Forumit të Gruas, në funksion të fuqizimit të përfaqësimit të grave dhe strukturave lokale të partisë.

Lexoni më poshtë kumtesën e plotë:

KUMTESË PËR OPINION

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Çair njofton opinionin se sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Degës së Forumit të Gruas, ku në mënyrë unanime u vendos që znj. Arlinda Imeri Shllaku të emërohet si ushtruese detyre e Kryetares së Forumit të Gruas të Aleancës për Shqiptarët – Dega Çair.

Ky vendim është marrë në frymën e bashkëpunimit, përfaqësimit të denjë të grave në politikë dhe fuqizimit të strukturave tona organizative në nivel lokal.

Njëkohësisht, kryesia e Forumit të Gruas së Degës Çair, me unanimitet të plotë, rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respektimin e vendimeve të Kryesisë Qendrore të partisë dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, duke kontribuar me përkushtim në realizimin e vizionit tonë të përbashkët për një të ardhme më të mirë.

Aleanca për Shqiptarët – Dega Çair
13 maj 2025

Continue Reading

Lajme

Deputeti Shaqiri takon zëvendësambasadorin e Francës

Published

on

By

Deputeti i ASH, Rijad Shaqiri, zhvilloi një takim me zëvendësambasadorin e Francës në vend, z. Philippe Marcheteau, i shoqëruar nga përkthyesi i ambasadës, z. Ardian Ramadani. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon. Shaqiri e cilësoi si kënaqësi takimin me përfaqësuesin diplomatik të një vendi mik si Franca.

Continue Reading

TOP Lajme