Connect with us

Lajme

Kryetari i Degës së ASH-së në Tetovë: Puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq!

Published

on

Kryetari i Degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë, Pëllum Vela, u është drejtuar aktivistëve përmes një shkrimi në rrjetet sociale.

Premton se si kryetari i ri i kësaj dege do të vazhdojë të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë ASH-së, sidomos ata nga qyteti i Tetovës.

“Të nderuar aktivistë të ASh-së dhe bashkëqytetarë, Po ju drejtohem tani më si Kryetar legjitim i Degës së Tetovës i ASh-së për t’jua rikujtuar se, megjithëse jam i ri në këtë subjekt politik, kam aq përvojë dhe jam i vetëdijshëm se kontributi i secilit prej jush, që nga themelimi i këtij subjekti e deri më sot, ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për avancimin e subjektit në fjalë dhe unë do të vazhdoj të mbështes pa rezervë gjithkënd që ka qenë i rreshtuar pranë këtij subjekti, duke ju premtuar se puna dhe mundi i askujt nuk do të shkojë huq”, shkruan Pëllum Vela, kryetar i Degës së ASH-së në Tetovë.

Vela e mbyll shkrimin e tij duke theksuar se “Shpresoj t’ua shpërblej të gjithëve angazhimin dhe përkushtimin”.

Continue Reading

Lajme

Anëtarë te Besës në Gostivar kalojnë në ASH

Published

on

Katër anëtarë nga Lëvizja BESA nga Gostivari, sonte kanë kaluar në ASH. Kjo është dëshmuar përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale ku ata shihen bashkë me kryetarin e ASH, Arben Taravari ku i shoqëron edhe kryetari i Degës së ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija.

Fotografia të cilën e ka publikuar Abdija mbanë shkrimin “Aleanca për Shqiptarët çdo ditë po forocohet”.

Ky kalim kalim i katërshes, e cila ka qenë në krye të BESËS në Gostivar, është festuar me një kafe të përbashkët.

Ndryshe, jo zyrtarisht ditëve në vazhdim pritet edhe anëtarë dhe  simpatizantë të tjerë nga Lëvizja Besa në Gostivar të kalojnë në ASH.

Continue Reading

Lajme

Taravari kujton aktorin Luran Ahmeti:Sot bëhet 2 vite pa mikun tim të shtrenjtë

Published

on

Sot po bëhen 2 vite nga ndarja nga jeta të aktorit të njohur shqiptar nga RMV, Luran Ahmetit.Këtë të fundit e ka kujtuar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari duke e cilësuar si mik të shtrenjtë.Luran Ahmeti u nda nga jeta dy vite më parë si pasojë e Covid-19.

Postimi i plotë:

“Sot bëhet 2 vite pa një njeri që do i mungojë gjithmonë skenës dhe ekranit, që e donte çdokush…dhe që seciln do e marrë malli!

Sot bëhet 2 vite pa mikun tim të shtrenjtë Luranin…”https://www.facebook.com/1265185232/posts/pfbid02RDTL1f44oFD176EPQ7XDFxLHq6sEy8jcFxxepTPg3e61y9emXbQ9932WPoattQ45l/?mibextid=cr9u03

 

Continue Reading

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.

Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.

Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.

Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.

https://youtu.be/hCI7vAiZNOo

https://youtu.be/BZMsVinTTns

https://youtu.be/grUuWc7OWCw

Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan

Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus

Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

TOP Lajme