Connect with us

Lajme

Kadriu: LEN-it i kanë mbetur dy zgjedhje – ose largohet nga qeveria, ose të përqafojë VMRO-në dhe Mickoskin edhe më shumë

Published

on

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu, ka reaguar ashpër ndaj injorimit të faktorit shqiptar në qeverinë aktuale, duke paralajmëruar se Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) ndodhet përballë një udhëkryqi politik.

Në një status në Facebook, Kadriu ka theksuar se partnerët aktualë qeverisës po shpërfillin kërkesat dhe rolin e shqiptarëve në pushtet, duke mos reflektuar as respekt institucional, as partneritet real.

Sipas tij, në këtë situatë, LEN ka vetëm dy mundësi reale:
1️⃣ Të largohet nga qeveria, duke ruajtur identitetin e saj politik dhe dinjitetin përballë qytetarëve shqiptarë;
2️⃣ Të pranojë të bashkohet në lista të përbashkëta me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale, gjë që sipas Kadriut, do të nënkuptonte humbjen e identitetit politik dhe zhgënjimin e 107 mijë votuesve që kishin besuar në ndryshim.

Kadriu: LEN-it i kanë mbetur dy zgjedhje – ose largohet nga qeveria, ose të përqafojë VMRO-në dhe Mickoskin edhe më shumë.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN mashtron shqiptarët – Ligji për përfaqësim të drejtë ende larg miratimit

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësimin e saj për deklaratat e fundit të zyrtarëve të koalicionit VLEN, konkretisht Arben Fetait dhe Izet Mexhitit, të cilët, sipas ASH-së, po keqinformojnë opinionin shqiptar lidhur me projektligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në institucionet shtetërore.

Deklarimet se projektligji është “gati” dhe pritet vetëm miratimi nga Qeveria, sipas ASH-së, përbëjnë një përpjekje për të mashtruar qytetarët shqiptarë për qëllime elektorale, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale.

Në të vërtetë, vetë Kryeministri i Arben Fetait, z. Hristijan Mickoski, ka deklaruar se projektligji do të dërgohet për shqyrtim në Komisionin e Venedikut – një proces që mund të zgjasë me muaj ose edhe vite përpara se të kthehet për miratim në Kuvend.

Sipas kësaj partie, projektligji nuk ka nevojë për interpretim ndërkombëtar, pasi bazohet në sistemin e Balansuesit dhe kërkon vetëm ndryshime teknike për të adresuar keqpërdorimet në emër të përkatësisë etnike gjatë punësimeve.

Dërgimi i tij në Komisionin e Venedikut është një alibi politike për të vonuar procesin, duke u përdorur si mjegull për të mashtruar shqiptarët nga ana e VLEN-it dhe për të kënaqur partnerin maqedonas të koalicionit, VMRO-DPMNE-në.

Në këtë kontekst, VLEN po i shet opinionit shqiptar një projektligj të papërfunduar si një punë të kryer, ndërkohë që Kryeministri Mickoski po i mashtron zyrtarët shqiptarë në Qeveri – përfshirë z. Fetai, z. Mexhiti dhe z. Kasami – me premtime të zbrazëta.

Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje të gjitha forcave politike shqiptare që të mos bien pre e kësaj loje politike, që synon vetëm blerjen e kohës dhe vonimin e miratimit të ligjit.

Ne mbetemi të përkushtuar për një përfaqësim real dhe të drejtë të shqiptarëve në institucionet shtetërore, jo përmes propagandës, por përmes ligjit, mekanizmave efikas dhe zbatimit të menjëhershëm të tij, përfundojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

Lajme

Azir Aliu angazhon në kabinet ish-këshilltarin e Gruevskit dhe bashkëpunëtorë nga koha e tij

Published

on

By

Kabineti i ri i Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, po ngjall debat për përbërjen e tij të përzier me figura të lidhura si me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski, ashtu edhe me Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM).

Sipas informacioneve të siguruara, shef i kabinetit të ministrit Aliu është emëruar një simpatizant i njohur i LSDM-së. Në rrjete sociale qarkullojnë fotografi ku ai shfaqet në aktivitete partiake përkrah ish-presidentit Stevo Pendarovski, si dhe në ngjarje të organizuara gjatë qeverisjes së ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski.

Për më tepër, Azir Aliu ka përfshirë në ekipin e tij edhe Aleksandar Mitov, një ish-këshilltar i afërt i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i njohur për rolin e tij në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së.

Ky kombinim figurash politike nga spektri i kundërt ka ngritur pikëpyetje në opinion për drejtimin që do të marrë Ministria e Shëndetësisë dhe prioritetet që do të ndjekë kabineti i ri. Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga ministri Aliu në lidhje me këto emërime.

Continue Reading

Lajme

Ritet dukshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Çmimi i naftës pas mesnate do të rritet për 2,5 denarë, . Nga Komisioni Rregullator për Energjetikë njoftojnë se për 2,5 denarë rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë. Çmimet e benzinave mbetet të njëjta.

Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së:

Nafta – 70,0 den/l

Vaji ekstra i lehtë – 70,0 den/l

Benzina BS-95 – 76,0 den/l

Benzina BS-98 – 78,0 den/l

Continue Reading

TOP Lajme