Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gëzim Kadriu, ka reaguar ashpër ndaj injorimit të faktorit shqiptar në qeverinë aktuale, duke paralajmëruar se Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN) ndodhet përballë një udhëkryqi politik.
Në një status në Facebook, Kadriu ka theksuar se partnerët aktualë qeverisës po shpërfillin kërkesat dhe rolin e shqiptarëve në pushtet, duke mos reflektuar as respekt institucional, as partneritet real.
Sipas tij, në këtë situatë, LEN ka vetëm dy mundësi reale:
1️⃣ Të largohet nga qeveria, duke ruajtur identitetin e saj politik dhe dinjitetin përballë qytetarëve shqiptarë;
2️⃣ Të pranojë të bashkohet në lista të përbashkëta me VMRO-DPMNE-në në zgjedhjet lokale, gjë që sipas Kadriut, do të nënkuptonte humbjen e identitetit politik dhe zhgënjimin e 107 mijë votuesve që kishin besuar në ndryshim.
Kadriu: LEN-it i kanë mbetur dy zgjedhje – ose largohet nga qeveria, ose të përqafojë VMRO-në dhe Mickoskin edhe më shumë.