Connect with us

Lajme

Iseni: Kandidati opozitar ishte më i mirë në debat

Published

on

Gazetari Naser Selmani në emisionin Debat Plus, u shpreh se në debatin mes kandidatëve për president, mes zotit Travari dhe zotit Osmani, si më i bindëshëm në këtë debat me pikat e programit të tij ishte Travari.

Nuk kishte ofendime edhe pse mund të ishte më substancional por në përgjithësi ishte mirë si debat. Për mendimin tim Travari në debat ishte më mirë sepse qe më substancial dhe më i qetë, ndërsa Bujari ishte më zyrtar. Travari pati edhe teza më të forta në të cilat taravari pati koncept ndërsa Bujari nuk pati përgjigje”, tha Selmani.

Gazetari Xhenur Iseni, gjithashtu tha që kandidati opozitar qe më bindës dhe më konceptual në në pikat që i paraqiti në këtë program.

“Në shumë çështje ishin të bindshëm të dy, por në më shumë çështje ishte më bindës kandidati opozitar. Një pikë është ajo që ai tha se nëse do të arrijë të bëhet president tha që do të kërkojë nga BE që të mos kërkohen kushtëzime të tjera përveç se ndryshimeve kushtetuese. Ai me këtë indeirekt i prek edhe shqetësimet e palës maqedonase të cilën Osmani nuk e përmendi. Për mua më shumë rëndësi pati respekti. E reja është ajo që thonin se opozita ska platformë dhe program, ndërsa ai dje e theu këtë narativë në Maqedonjië duke e treguar programin e vet me katër shtylla. Një detaj që nuk më pëlqeu që ai i Bujar Osmanit kur tha se i kam numrat e shtetarëve më të mëdhenj në botë”, tha Iseni./tvklan.mk/

Continue Reading

Lajme

Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, vizitoi sot spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.

Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre.

Gjatë vizitës, Taravari u takua edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira. Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen,” theksoi Taravari.

Vizita e sotme shënoi një akt të rëndësishëm të përkujdesjes dhe solidaritetit institucional ndaj të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

Continue Reading

Lajme

Mbi 70 për qind e qytetarëve me mendim pozitiv për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit nga ministri Taravari

Published

on

By

Qytetarët kanë vlerësuar punën e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari, për menaxhimin e tragjedisë së Koçanit me notë pozitive. Institucionet kompetente u treguan efektive në trajtimin e pasojave të tragjedisë në Koçan. Përqindja e qytetarëve në këtë anketë që besojnë se autoritetet shëndetësore iu përgjigjën me sukses numrit të madh të të lënduarve nga zjarri në diskotekën “Pulse” në Koçan më 16 mars, është veçanërisht e lartë.

 

Këto janë pjesë nga rezultatet e anketës së opinionit publik të realizuar nga agjencia Market Vision për MKD. Dy të tretat e të anketuarve besojnë se institucionet kompetente në mënyrë efektive u përballën me pasojat e tragjedisë në Koçan. 35.3 për qind e të anketuarve thonë se përgjigja e institucioneve kompetente ndaj kësaj tragjedie ka qenë joefektive.

Më shumë se 70 për qind e të anketuarve besojnë se autoritetet shëndetësore kanë trajtuar efektivisht numrin e madh të të lënduarve nga zjarri në Koçan. Përqindja e qytetarëve të pakënaqur me autoritetet shëndetësore është 21.8%.

Anketa u realizua nga 20 mars deri më 17 prill duke përdorur metodën CATI – anketë telefonike me kompjuter në një kampion prej 1200 të anketuarve (gabim statistikor: 3%; intervali i besueshmërisë: 95%). Mostra është përfaqësuese në nivel të Maqedonisë sipas: rajonit, gjinisë, moshës dhe përkatësisë etnike sipas të dhënave për popullsinë rezidente nga regjistrimi i vitit 2021.

Continue Reading

Lajme

Valbon Limani përfaqëson Gostivarin në Unionin e Bashkive nga Bota ku jeton komuniteti Turk në Stamboll

Published

on

By

 

Stambolli, një nga kryeqendrat botërore, ka mbledhur sërish të gjitha bashkitë nga mbarë bota ku jeton komuniteti turk. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, së bashku me kryetarin e Këshillit të Komunës, Namik Durmishi, ishin pjesë e kësaj asambleje dhe përfaqësuan me krenari këtë komunitet, i cili është kaq i rëndësishëm dhe i dashur për Gostivarin.

Në një status në Facebook, Limani theksoi se është i lumtur që kishte mundësinë të përfaqësonte këtë komunitet dhe se ishte një nder të ishte pjesë e një ngjarjeje kaq të rëndësishme për lidhjet ndërkombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit turk dhe qytetit të Gostivarit.

Continue Reading

TOP Lajme