Connect with us

Lajme

Isen Shabani në Gradec: Atmosferë pozitive, bashkëbisedim me banorët dhe mbështetje për 11 janarin

Published

on

Ish-kryetari i Komunës së Vrapçishtit dhe kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) për kryetar komune, Isen Shabani, ka zhvilluar sonte një takim me banorët e fshatit Gradec, në kuadër të aktiviteteve të fushatës elektorale.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të hapur bashkëbisedimi, ku u shkëmbyen ide, mendime dhe u shpreh mbështetje e drejtpërdrejtë për kandidaturën e tij.

Shabani theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe bashkëpunimit për të ardhmen e komunës.

Postimin e plotë i Shabanit:

“Gradeci sonte u përfshi nga një atmosferë e ngrohtë bashkëbisedimi.
Në takimin e drejtpërdrejtë me banorët u ndanë ide, mendime dhe mbështetje e sinqertë.
Së bashku, me besim dhe përkushtim, drejt fitores së 11 janarit. 🤝🏻

#BASHKË #VOTO 3️⃣”, ka shkruar Shabani.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 11 janar, ndërsa AKI po vazhdon fushatën me takime të drejtpërdrejta në terren.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *