Connect with us

Lajme

Isak Lazami pranon detyrën/Zotohet se do të jetë adresa e çdo sportisti dhe çdo të riu

Published

on

Sot është bërë pranim-dorezimi i detyrës në Agjensionin për Rini dhe Sport ku nga paraardhësi i tij Amir Bilali, detyrën e mori i deleguari, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, Isak Lazami nga dega e Gostivarit.Këtë e bëri të ditur vet Lazami në rrjetin social Facebook ku shkruan:

“Sot, zyrtarisht pranova detyrën zv.drejtor i Agjensisë për Rini dhe Sport

Detyra që m’u besua, do ta kryejë me përgjegjësinë më të lartë duke vendosur tërë kapacitetin tim njerëzor dhe përvojën time institucionale në shërbim të rinisë, sportistëve dhe të gjitha palëve.

Zotohem se do të jem adresa e çdo të riu dhe të reje dhe çdo sportisti, klubi apo federate dhe do të punoj ngushtë me këdo që i nevojitet mbështetja e këtij institucioni dhe mbështetja ime personale. Edhe në këtë detyrë qëllimi mbetet një, avancimin dhe mbështetja e gjithësecilit, pa përjashtim.

Faqebardhë!”-Shkruan Isak Lazami në profilin e tij në Facebook

Continue Reading

Lajme

Taravari për Politiko: Duhet të marrim shembull nga qeverisja e Kurtit, përkrahja e tij ndaj nesh është legjitime dhe e duhur

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Taravari ka shprehur qëndrimin e tij për përkrahjen që koalicioni VLEN merr nga Vetëvendosja dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke e quajtur si një veprim normal dhe të duhur.

‘Zoti Kurti, ka qeverisur në katër vite pa asnjë skandal dhe problematikë të thelluar në qeverisje. Ai ka një kredibilitet të lartë në Kosovë, por më shumë se në Kosovë, ka një kredibilitet më të lartë tek shqiptarët në Maqedoni të Veriut dhe Luginës së Preshevës. Përkrahja e tij ndaj nesh, është legjitime, merrni shembull ku Erion Velija përkrahu në vitin 2021 kandidatin e LSDM-së për qytetin e Shkupit Petre Shilegov apo Lutfi Haziri që përkrahu kryetarin e komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievskin. Por mos të harrojmë, një kohë të gjatë BDI-ja ka pasur përkrahje nga PDK-ja, që nga viti 2008 e deri këndej vazhdon të ketë të njëjtën përkrahje. Andaj përkrahja e Albin Kurtit për ne si opozitë shqiptare, është shumë legjitime dhe e duhur’ – theksoi Taravari.

Continue Reading

Lajme

Taravari për Politiko: BDI-ja nëpërmjet Ballkanit të Hapur mundësoi hyrjen e influencës serbe në vend

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Ai ka deklaruar që influenca serbe në Maqedoni të Veriut ka hyrë nëpërmjet BDI-së duke përkrahur projektin e Ballkanit të Hapur:

‘Nuk ja fali z. Ali Ahmeti që ka hapur derën për të fuqizuar Serbinë me Ballkanin e Hapur, si një projekt që fuqizoi dukshëm mirë influencën serbe. Në anën tjetër, më shumë takime BDI ka realizuar me Aleksandar Vuçiçin se sa me Albin Kurtin.’

Ai gjithashtu ka deklaruar që kundërkanditati i tij, z. Bujar Osmani, ka realizuar më shumë vizita zyrtare në Beograd se sa në Prishtinë:

‘Këtu nuk e përfshijmë vetëm z. Ahmeti, por edhe kundërkanditatin tim, ministrin e jashtëm aktual të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili më shumë ka bërë vizita zyrtare në Serbi se sa në Kosovë. Kjo dëshmon influencën serbe që ka hyrë nëpërmjet BDI-së në Maqedoni të Veriut’.

Continue Reading

Lajme

Taravari për Politiko: Shkëndijat e fitores nisin nga Tetova, ne vazhdojmë kauzën e Arbën Xhaferit

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president Arben Taravari sot ka qenë i intervistuar nga emisioni Politiko në televizionin Kanal 10. Ai fillimisht ka theksuar që fitorja e tij dhe e koalicionit VLEN do të fillojë nga Tetova duke theksuar nevojën për vazhdimësinë e kauzës së Arben Xhaferit.

‘Sipas statutit të partisë tonë, selia e partisë tonë është në Tetovë. Tetova është qytet që ka 2 universitetet më të mëdha shqiptare, ajo është kryqendra e shqiptarëve, dhe komuna më e madhe në Maqedoni të Veriut. Shkëndijat e para të fitores janë prej Tetovës, kështu që në zgjedhjet politike tek shqiptarët, Tetova ka shumë rëndësi.’ – theksoi Taravari.

Ai për situatën akutale politike në ASH dhe në zgjedhjet e ardhshme ka theksuar që do të vazhdoj gjithnjë kauzën e Arbën Xhaferit për ndryshim:

Partinë nuk e bëjnë vulat apo kryetari, atë e bëjnë votuesit dhe përkrahësit. Më 24 Prill dhe 8 Maj do të tregon se cili ka përkrahje më të madhe. Ne formuan Aleancën për Shqiptarët, fillimisht dolëm si fraksion i PDSH-së, duke formuar LR-PDSH-në, me kauzë kryesore ta sjellim ndryshimin tek shqiptarët, dhe në këtë rrugë do të vazhdojmë, atë të nisur nga Arbën Xhaferi.

Continue Reading

TOP Lajme