Lajme
Inspektoriati i Komunës së Gostivarit fillon shqiptimin e gjobave për ndotjen e hapësirave publike
Inspektoriati i Komunës së Gostivarit ka filluar me shqiptimin e dënimeve ndaj kundërvajtësve, në përputhje me Ligjin për Pastërtinë Publike, ndaj personave që hedhin mbeturina në vende të papërcaktuara për këtë qëllim.
Nga Komuna e Gostivarit u bëhet thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes për mjedisin dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së hapësirave publike.
“Gostivari është shtëpia jonë e përbashkët – andaj secili prej nesh ka përgjegjësi të kontribuojë për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe më të mirë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gostivarit.
Autoritetet komunale apelojnë që qytetarët të denoncojnë çdo rast të ndotjes së hapësirave publike, ndërsa masat ndëshkuese do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.
