Smart News

Ilir Ramadani merr postin e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Transport

Sot, Ilir Ramadani pranoi zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror për Transport, duke e marrë këtë pozicion nga drejtori i deritanishëm, Gajur Rushiti, të cilin e falënderoi për mirëpritjen dhe për punën e deritanishme.

Ilir Ramadani është një profesionist i dalluar në fushën e inspektimit, me një përvojë të gjerë në pozita të larta të inspektimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai njihet si ekspert i zbatimit të standardeve të inspektimit dhe përpjekjeve për të përmirësuar eficiencën e shërbimeve publike, duke ofruar një qasje të balancuar dhe efektive në mbikëqyrjen institucionale. Ramadani është gjithashtu i certifikuar në administrim publik dhe inspektim nga organizata ndërkombëtare, duke sjellë një nivel të lartë profesionalizmi dhe përgatitjeje në pozicionin e tij të ri.

Ai u zotua se do të kryejë detyrën me nder dhe përgjegjësi, duke bashkëpunuar ngushtë me të punësuarit dhe në koordinim të plotë me institucionet qeveritare, me qëllim që Inspektorati të arrijë rezultate të prekshme dhe në interes të qytetarëve. Ramadani falënderoi koalicionin VLEN dhe kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për besimin e dhënë, si dhe degën e ASH-së në Bogovinë dhe të gjithë përkrahësit e tij.

Exit mobile version