Connect with us

Lajme

Taraivari: U përballëm me sfida të shumta, e zgjidhëm problemin shumëvjeçar të specializantëve privatë dhe e përditësuam listën pozitive të barnave

Published

on

Në kuadër të platformës në Qeveri – “100% të përkushtuar për ty,” e dedikuar për sektorët e shëndetësisë dhe politikës sociale, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, theksoi disa sfida të rëndësishme në menaxhimin e sektorit të shëndetësisë.

“Duke marrë parasysh që potenciali njerëzor është shtylla mbështetëse e çdo sistemi shëndetësor, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria miratoi masën për punësimin e specializantëve privatë (300+300). Përveç kësaj mase, bëjmë përpjekje për të mundësuar edhe punësimin e 1,200 personave të tjerë,” theksoi ministri.

Ministri Taravari potencoi se, pas më shumë se 10 vite, është përditësuar lista pozitive e barnave me 9 barna të reja gjenerike, përkatësisht 87 barna në forma të ndryshme, ndërsa vazhdohet të shqyrtohen aplikimet e dorëzuara nga kompanitë farmaceutike dhe pritet që në periudhën e ardhshme lista të zgjerohet me kategori të reja barnash.

“Për këtë masë, si Qeveri morëm lëvdata nga drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, në kuadër të takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kopenhagë,” theksoi ministri.

Gjithashtu, janë ndërmarrë masa për zgjidhjen e menjëhershme të një problemi tjetër shumëvjeçar në sektorin e shëndetësisë – heqja e pozicionit të drejtorit ekonomik, me qëllim të reduktimit të shpenzimeve të panevojshme dhe përmirësimit të efikasitetit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore. Përveç problemeve të përmendura, ministri rikujtoi për realizimin e disa projekteve infrastrukturore në institucionet shëndetësore publike, si dhe investimet në pajisje të reja mjekësore.

Continue Reading

Lajme

Izet Mexhiti mirëpret Albin Kurtin – në fokus të takimit, shtypja e shqiptarëve nga qeveria VMRO-VLEN

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Albin Kurti në Shkup, mirëpritet nga Izet Mexhiti flasin për tabelat e rrugëve të vendosura vetëm në gjuhën maqedonase

Published

on

By

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Albin Kurti po ndodhet në Shkup.

Ai është mirëpritur nga zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Ky takim vjen në prag të takimit të liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Lajme

Aksi rrugor Kërçovë–Qafë Thanë zhvishet nga shqipja: Tabelat e reja vetëm maqedonisht dhe anglisht

Published

on

By

Fundjava ka qenë e ngarkuar për Ndërmarrjen Publike “Rrugët e Maqedonisë”, e cila ka vendosur tabela të reja rrugore në aksin nga Kërçova drejt Strugës dhe Qafë Thanës. Por, e hëna i gjeti këto tabela me mungesë të dukshme: gjuha shqipe është zhdukur krejtësisht prej tyre. Tabelat janë vetëm në maqedonisht dhe anglisht.

Publikimi i pamjeve nga terreni ka nxitur reagime të ashpra në rrjetet sociale, me akuza për përjashtim dhe diskriminim gjuhësor ndaj shqiptarëve.

Ka reaguar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. “Tabela e re në rrugën për Strugë. Vetëm maqedonisht dhe anglisht. Shqipja e përjashtuar!” – thuhet në reagimin e shkurtër të partisë së Ali Ahmetit.

Ky veprim vjen në një moment të ngarkuar politik, me tensione ndëretnike në rritje dhe në një kontekst kur qeveria e re po kritikohet për përjashtim të shqiptarëve nga institucionet publike.

Vëzhguesit politikë paralajmërojnë se me afrimin e zgjedhjeve lokale, rastet e tilla diskriminuese mund të shtohen, duke u përdorur për të mbuluar ngecjet në procesin euro-integrues dhe dështimet e brendshme të pushtetit aktual. /Flaka/

Continue Reading

TOP Lajme