Connect with us

Lajme

Gostivari pushton mediat e Shqipërisë

Published

on

Dje, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës z.Erion Veliaj, ishte në Gostivar. Atij ju akordua titulli Qytetar Nderi i Gostivarit me motivacionin promovim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për qytetin e Gostivarit.

Në fjalën e tij kryetari Komunës z.Arben Taravari tregoi miqësinë e veçantë që e lidh me kryebashkiakun tiranas, dhe shprehu mirënjohjen e tij për të gjithë projektet e mbështetura nga Veliaj në Gostivar.

Nga ana e tij Erion Veliaj tregoi se dashuria e dedikimi i tij për Gostivarin, ishte e natyrshme për të, sepse ky qytet në drejtimin e Taravarit është një histori suksesi dhe është e lehtë të afeksinohesh pas komunave të sukseshme.

Më poshtë ju sjellim vegëzat dhe video nga ngjarja e cila u trajtua nga mediat më të rëndesishme të Shqipërise, kjo padyshim është një mjeshtri e Taravarit për promovimin e Gostivarit në arenën rajonale.

https://youtu.be/hCI7vAiZNOo

https://youtu.be/BZMsVinTTns

https://youtu.be/grUuWc7OWCw

Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit: Krenar të kontribuoj për këtë qytet. Taravari: Tirana, qyteti më dinamik në Ballkan

Veliaj “Qytetar Nderi” i Gostivarit: “Krenar të kontribuoj për këtë qytet”; Taravari: “Tirana, qyteti më dinamik në ballkan” – Vizion Plus

Veliaj nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Gostivarit – Tv Klan

Continue Reading

Lajme

Shpëtim Pollozhani zbulon “Kalin e Trojës”brenda opozitës shqiptare!

Published

on

By

Tashmë kur skena politike në prag të zgjedhjeve thujase është formësuar me pozicionim të qartë të ndarjes në dy blloqe, pozitë -opozitë, ka reaguar kryetari i shoqatës së të burgosurve politik në Maqedoni Shpëtim Pollozhani, njëherit aktivist i çeshtjes kombëtare që në dhjetë vitet e fundit ka dhënë shumë kontribut t’i shoh bashkë partitë opozitare shqiptare. Ai në postimin e tij ka zbuluar “Kalin e Trojës”, sipas tij që ka penguar bashkimin e opozitës shqiptare.


Ja se çfar ka shkruar Pollozhani:

“E votuam dhjetë vjet për ti ndihmuar rrotacionit por, ky ishte Kali i Trojës brenda opozitës!
Le të shohë miku im nga Prishtina se kush e pengoi bashkimin e opozitës në tetor të vitit 2016!
E pengoi ai që, derisa zhvilloheshin bisemet për bashkëpunim ndërmjet Besa dhe Aleanca, Kali i Trojës kishte lidhur koalicion ma Vesel Memeti, Qufon dhe me Gëzim Ostreni”!

Continue Reading

Lajme

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Published

on

By

Kryetari i LD-së, Izet Mexhiti nga Saraji ka ironizuar me koalicionimin e BDI-së me partinë e Unionit të Romëve të prirë nga Kurto Dudush.

“Neve na kanë lodh se a jeni me Albin Kurtin apo nuk jeni me Albin Kurtin. Nuk ka asgjë të keqe të jesh me vëllaun tënd dhe gjithë shqiptarët janë me Albin Kurtin. Ne të VLEN-it jemi me Kurtin, por ju jeni bo me Kurton”, deklaroi Mexhiti.

Sipas tij, këto zgjedhje janë sikur ato të 2016. “Nëse atëherë u votua antiGruevski, tash votohet kundër gjithë këtyre grueskave, mijallkovave dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Andaj këto e kanë humbur udhën dhe nuk mund ti kuptojmë se çka flasin. Të njejtit ata Alia dhe Menduhi kinse e paskan prish Jugosllavinë, tash mundohen me na bo një minijugosllavi në Maqedoni. I njejti që kërkonte të bashkohet opozita shqiptare që të fitojnë shqiptarët dhe në momentin kur opozita shqiptare u bashkua në VLEN ai ikë e le mejdanin e shqiptarëve , e le kauzën kombëtare, dhe shkon në ato kauzat e gjelbërta. Ne mos i themi mos shko, por vetë e kërkoi mejdanin, por tani e ka gjuajtur peshqirin. Ne jemi opsioni i vetëm shqiptar me presidentin Taravari dhe VLENI me 8 maj do të jetë opsioni i vetëm shqiptarë”, deklaroi Mexhiti.

Continue Reading

Lajme

Ziadin Sela, si puna e atij nxënësit të dobët që nuk arriti ta kaloj mësuesin e tij!

Published

on

By

Nga Latif ARIFI

Tani më kur vetëm disa ditë na ndajnë nga afati i caktuar nga KSHZ, për dorëzimin e listave dhe kur partitë politike janë duke bërë përgatitjet e fundit lidhur me koalicionet e mundshme, si dhe strategjinë që do ndjekin në këto zgjedhje, thuajse shumica e partive tashmë kanë një pozicion të qartë të vendosjes së tyre përballë njëra tjetrës. Këtu përjashtim bën pjesa e mbetur e Aleancës për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela, e cila vazhdon të thirret në legjiimitetin e trashëgimisë së kësaj partie, megjithëse akoma nuk ka një epilog gjyqësor të përfunduar, se kujt eventualisht do ti takoj Aleanca për Shqiptarët.

Kur jemi te Aleanca për shqiptarët, nisur nga ngjarjet që janë duke ndodhur në këtë parti , pjesë e së cilës ndjehem edhe unë që nga fillimi i saj, pavarësisht fërkimeve që kemi patur,( për mua) me ish kryetarin Ziadin Sela, unë vërejtjet e mia i kam shprehur me kohë , pa ҫka se në atë kohë jam keqkuptuar si nga Ziadin Sela, por edhe nga një pjesë e vogël e anëtarëve dhe simpatizantëve të Aleancës për Shqiptarët, por ja që fatkeqësisht të gjitha paralajmërimet dolën të sakta.

Me sa më kujtohet, në një rast kur unë kërkoja që Ziadin Sela të sillet me përgjegjshmëri me udhëheqjen e partisë, ti rrespektoj rregullat si dhe statutin, që bashkë me strukturat partiake e kishim vendosur, ai nuk i dëgjoj sugjerimet dashamirëse që unë pata guximin ti them hapur. Atëher kisha thënë dhe paralajmëruar se një proces i filluar mbrapsht , ska se si të përfundojë mbarë. Për më tepër kur ky proces nuk kishte asgjë të përbashkët me zgjedhjet e brendshme në parti, reformimin dhe organizimin e brendshëm të saj, por i gjithë procesi ishte bazuar në emërime arbitrare, të njerëzve të pëlqyer nga Ziadin Sela.

Përtej propagandës, së atëhershme të manipulimit të opinionit, deformimit të realitetit, se gjoja procesi ishte demokratik, mospërfshirja dhe përjashtimi nga ky proces i anëtarëve të cilët mendonin ndryshe, të shumë figurave të dalluara, që kishin mbartur edhe poste të larta partiake, përfshirë nënkryetarët e parë të partisë, kryetarë të degëve që nuk figuronin, sigurisht se ndikuan në këtë që është duke ndodhur sot, në ndarrjen që u bë e pashmangshme.

Atëherë në atë kohë, egoizmi i tepruar i Ziadin Selës, në fillim krijoi shqetësimin jo vetëm timin, por edhe të shumë aktivistëve, ndërsa më vonë natyrshëm ky shqetësim u shëndrua në brengë dhe revoltë dhe si rezultat i atyre brengave e kemi situiatën e sotme, në të cilën ndodhet subjekti që u ndërtua me shumë mund.

Andaj nisur nga kjo që u tha më lartë, lirisht mund të konstatojmë se strategjia e veprimit të Ziadin Selës, është si puna e atij nxënësit të dobët që nuk arriti ta kaloj mësuesin e tij, duke u vënë në garë me vetveten dhe duke anashkaluar mendimin ndryshe në parti, me zgjedhje arbitrare, e bën atë një herë lider të paaftë , të padenjë dhe me një mungesë të thellë vizioni për të udhëhequr jo vetëm Aleancën për Shqiptarët, por edhe me opozitën shqiptare në përgjithësi.

Ishte pikërisht Ziadin Sela që Aleancën për Shqiptarët nga pozicioni i gati fituesit të vullnetit të shqiptarëve, e solli punën që luftën politike ta zhvillojë në ”prehërin” e Ali Ahmetit, bashkë me mësuesin e tij – Menduh Thaҫin.

Pavarësisht gjithë kësaj që ka ndodhur , duke e parë edhe situatën në të cilën ndodhen jo vetëm shqiptarët në këtë shtet, por edhe situatën e rëndë të pakëndshme që është krijuar në Aleancën për Shqiptarët, në të dy krahët e saj, ne të gjithë kemi edhe përgjegjësi historike të mendojm, jo vetëm për veten tonë por për të mirën e të gjithëve.
Andaj sot, kur edhe ka thirrur Kuvendin e partisë për vendosur për të ardhmen, jo vetëm të partisë shpresoj që Ziadin Sela të bëj një zgjedhje të duhur morale.

Pavarësisht të gjitha keqkuptimeve që kanë ndodhur mes nesh në të kaluarën, unë kurrë nuk do të kisha dashur, të të shoh të rreshtuar me ata të cilët i kemi luftuar deri dje, sepse fundja nuk do gjykohet për kulmin e përsosmërisë së tij, por për rrugën që ka bërë prej pikës kur dhe ku filloi deri te pika te kush dhe me kë përfundoi./fol.mk

Continue Reading

TOP Lajme