Lajme
FRASH në Prishtinë: Hamza Nuhiu panelist në Forumin Rinor mbi Integrimin Evropian
Kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët në Çair, Hamza Nuhiu, mori pjesë si panelist në Forumin Rinor mbi Integrimin Evropian, i cili u mbajt sot në Europe House në Prishtinë, përcjell PressOnline.al.
Në panelin rinor, bashkë me përfaqësues nga Kosova dhe Mali i Zi, Nuhiu ndau mendime mbi rolin e rinisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar rëndësinë e angazhimit aktiv të të rinjve në këtë proces.
Pjesë e forumit ishte edhe sekretarja gjenerale dhe deputetja e PDK-së, znj. Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA dhe ish-ministre për Integrime Evropiane, e cila ndau përvoja dhe perspektiva mbi bashkëpunimin rajonal dhe fuqizimin e rinisë.
Sipas Nuhiut, ky forum ishte një hapësirë frymëzuese për bashkëpunim dhe vizion të përbashkët drejt një të ardhmeje më evropiane për Ballkanin Perëndimor. (PressOnline.al)





