Connect with us

Lajme

Fatmir Mexhiti: Për sa kohë të jem ministër nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave

Published

on

Fatmir Mexhiti: Për sa kohë të jem ministër nuk do të ketë më vonesa në furnizimin e barnave

Ministri i shëndetsisë Fatmir Mexhiti sot nga takimi me përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve theksoi se ka mirkuptim per situatën në të cilën gjinden personat me diabet, dhe sot ka firmosur vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e sensorëve për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak për të gjithë fëmijët me diabet, si dhe gratë shtatzëna dhe të verbërit, të cilët do të marrin për herë të parë sensorë të tillë. Këtë e bëri të ditur vet ministri i Mexhiti në rrjetin social Facebook:

“Këtë mesazh e dërgova sot në takimin me përfaqësues të Lidhjes së Shoqatave të Diabetikëve

Kemi mirëkuptim të plotë për situatën në të cilën ndodhen personat me diabet në vend dhe përpiqemi të tejkalojmë sfidat aktuale

Sot firmosa vendimin për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e sensorëve për matjen e vazhdueshme të sheqerit në gjak për të gjithë fëmijët me diabet, si dhe gratë shtatzëna dhe të verbërit, të cilët do të marrin për herë të parë sensorë të tillë”-shkruan Mexhiti https://www.facebook.com/100090403163962/posts/pfbid0vPjSUfigT3PHLmgkuhotZSFVAEFZj2fGawJLNTMAHMY77FLnCJkq4bBXkttDdpR9l/?mibextid=5eVWNK

Continue Reading

Lajme

Taravari: Analistët që sulmojnë Kurtin në Prishtinë, na sulmojnë edhe neve në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me të rinjtë e partisë në Kumanovë, ka deklaruar se analistët e njejtë që sulojmë Albin Kurtin në Kosovë, sulmojnë edhe VLEN-in në Maqedoni.

Sipas Taravarit, këta njerëz paguhen nga qendra të ndryshme për të shpifur kundër VV-së në Prishtinë dhe VLEN-it në Shkup.

“Nëse e keni përcjellur fushatën në Kosovë, njërëzit e njejtë prej Maqedonie dhe Kosove, propagandë të njejtë kundër Albinit dhe të krijohet përshtypja se Vetëvendosja nuk fiton 20%. Por, populli ndryshe mendon, nuk mendon si këta analistët që paguhen nga qendrat e caktuara. E njejta propagandë është edhe në Maqedoni. E mbajnë temë gjuhën shqipe dhe nëse shkoni në Shqipëri apo Prishtinë, krijohet përshtypja se këtu nuk përdoret gjuha shqipe. Jo bre, njësoj përdoret gjuha shqipe, asgjë s’ka ndryshuar, vetëm do të avancohet. Ne në këtë mandate e kemi për obligim që gjuhës shqipe t’ia heqim 20% nga Kushtetuta që Ali Ahmeti s’e bëri për 22 vite në Qeveri”, tha Taravari.

” target=”_blank”>VIDEO

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme