Connect with us

Lajme

Durmishi: Qeveria vendosi ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë të caktuar kohore, me çka ulet kostoja e jetesës së qytetarëve

Published

on

Në seancën e 17 të qeverisë, me propozim të Ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot është miratuar vendimi i cili ka të bëjë me ngrirjen e çmimeve të produkteve shkollore për një periudhë nga 03.09.2024 e deri më 20.10.2024.

Siç njoftoi ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, marzhi më i lartë tregtar (fitimi) për mallrat për të gjitha shoqëritë tregtare dhe tregtarët individualë që marrin pjesë në zinxhirin tregtar në tregtinë me shumicë caktohet në shumën totale deri në 5%, kurse në tregtinë me pakicë përcaktohet në një shumë totale deri në 10%. Me këtë masë do të ulen edhe çmimet e mjeteve shkollore, gjë që do të ulë edhe koston e jetesës për qytetarët. Ky vendim është marrë me qëllim që të ofrojmë mbështetje ndaj qytetarëvë. Ministria e Ekonomisë dhe Punës do të jetë gjithmonë afër qytetarëve për t’u kujdesur për ta në moment të vështira.

Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm për qytetarët. Jemi zotuar se do të japim më të mirëm për qytetarët dhe për vendin tonë. Kjo arrihet me punë dhe veprime konkrete.

Lista e plotë;
– çanta shpine dhe çanta;
– fletore, blloqe, fletore për shënime, kolazhe;
– mjetet e shkrimit (lapsa dhe stilolapsa);
– ngjyra druri;
– plastina, teste të modelimit, shtresat;
– flomasterë dhe markerë;
– ngjyra të yndyrshme;
– ngjyra tempera, akrile, uji dhe brusha;
– liniarë dhe materiale didaktike;
– mprehës dhe goma për fshirje;
– gërshërë për fëmijë;
– këllëfe, etui dhe aksesorë shkollorë;
– ngjitës;
-gjashtëkëndësha, kalkulatorë, kompasë dhe thjerrëza zmadhuese;
– gota për pajisje dhe mbajtëse;
– letër dekorative;
– dosjet dhe çantat e kartonit;
– materiale për përpunim.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ditët e zisë mbarojnë, por dhimbja mbetet e thellë, të përkushtuar për çdo jetë që vazhdon të luftojë

Published

on

By

 

Edhe pse ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e thellë dhe personale. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me tragjedinë e fundit, duke theksuar se kjo ngjarje ka vënë në provë të gjithë shoqërinë, institucionet dhe sistemin shëndetësor.

Ai ka informuar se gjendja e pacientëve që po trajtohen në spitalet e Maqedonisë së Veriut është stabile, falë reagimit të shpejtë dhe përkushtimit të profesionistëve shëndetësorë. “Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje dhe mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Shpresojmë që çdo ditë të mund të njoftojmë për kthimin e tyre në shtëpi”, ka shkruar Taravari.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë periudhë të vështirë, përfshirë qytetarët, institucionet dhe punonjësit e shëndetësisë, duke theksuar se çdo ndihmë është e vlefshme. “Ne do të vazhdojmë të jemi aty ku duhet më shumë, pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë”, ka përfunduar ministri Taravari.

Continue Reading

Lajme

Qytetarët vlerësojnë punën e Taravarit në menaxhimin e situatës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

Menaxhimi i situatës pas tragjedisë në Koçan nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, përpos nga ekspertët e fushës, është vlerësuar pozitivisht edhe nga qytetarët.
Përgjigja e shpejtë ndaj situatës me resurset vendore dhe koordinimi në procesin e trasnferimit të pacientëve jashtë vendit marrë vëmendje të veçantë.
Në një anketë të zhvilluar në faqen zyrtare nga Flaka, opinioni publik e vlerëson punën e tij si efikase dhe profesionale në përballjen me pasojat e tragjedisë së Koçanit.

“Shqiptari më i ndershem të cilit iu besua ky proces! Kurrë s’do isha në vendin e tij.”

“Në krye të detyrës tërë kohën.”

“Çka me vlersu!? Kemi dështuar, sistemi i shëndetësisë ka dështuar! Këndej del e lavdrohesh se e keni rregullu shëndetësinë a nga ana tjetër i keni dërgu pacientet për shërim jasht shteti se ktu nuk i keni kushtet!”

“Profesionist!”

“I suksesshëm por në kohë të gabuar, kur sistemi është rënuar.”

“Doreheqje!”

“Respekti i madhi Arben Taravari kështu duhet të duket një shqiptar i vërtetë profesonialist i përgatitur.

“Si gjithmon Profesionist”

“Është duke e dhënë maksimumin, nuk mendoj se ndonjë Minister tjetër e kishte bërë më mirë!”

“Si profesionist dhe transparent”

“Menaxhim maksimum dhe realizim profesional …“

“Edhe si fëmijë edhe si student ka qenë human, si Doktor edhe më shumë, Si Kryetar Kommune përsëri ka treguar aftësite e veta profesioniste, mos e lavdrojmë shumë se lavdatat e shumta formojnë xhelozi.. Kështu që i themi Mashallah vazhdo kështu me këtë tempo Minister të rujt Zoti nga e keqja e njeriut. Patsh shëndet e gzime në jetë.”

“I pa lodhur në detyrën të cilën e ka marrë si ministër. Respekte pa fund për profesonalizimin, doktor i nderuar Arben Taravari.”

Janë disa nga komentet e qytetarëve për punën e ministrit Taravari, i cili angazhim u vlerësua gjatë këtyre ditëve edhe nga profesionist të fushës, analist por edhe gazetar.
Kujtojmë se tragjedia e Koçanit tronditi vendin, duke shkaktuar humbje jete dhe dëme të konsiderueshme.

Continue Reading

Lajme

Ismaili: Falënderova angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në tragjedinë e Koçanit

Published

on

By

 

Zëvëndësminiatrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel ka vizituar pacientët që po trajtohen në këtë vend.

“Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.
Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë”, ka shkruar zëvëndësministrja Ismaili.

Mes tjerash ajo ka informuar që ka shfrytëzuar rastin për të shprehur falënderimet e saja në emër të Qeverisë e ministrit Taravari.

“Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira”, ka përfunduar Ismaili.

Continue Reading

TOP Lajme