Connect with us

Lajme

Drejtori i APMPK Driton Nebiu donacion dy vetura për Komunën e Gostivarit

Published

on

Qe nga marja e detyrës, drejtori i Agjensisë per menaxhim me pronen e konfiskuar Driton Nebiu kan rënë në sy donacionet e shumta qe ka berë. Shkolla, komuna si dhe institucione te ndryshme si jetimore, sidomos institucione me shumice shqiptare kan perfituar nga kjo Agjensi prej kur drejton me sukses Driton Nebiu, kuader i partise së Taravarit.

Se fundmi ai ka lajmeruar per nje donacion ne për Komunën e Gostivarit, edhe atë dy vetura. Këto vetura do të ndihmojnë komunën për të kursyer mjete nga buxheti, por edhe për efikasitet më të madh hjatë kryerjes së detyrave të punonjësve, sidomos inspektoriateve të komunës.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë:

“Siç u premtua se do të vazhdojmë me donacionin tonë, i cili është në interes të qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, për të kursyer mjete financiare nga buxheti i shtetit dhe sigurisht që të rinovohet parku vozitës, Agjensioni për menaxhim me pronën e konfiskuar sot ka dhuruar automjete transportuese Komunës së Gostivarit.

…Vazhdojme!- Shkruan Driton Nebiu në profilin e tij në facebook

https://www.facebook.com/100000684384618/posts/pfbid0XMrt67LDmPfi19MYnEHDhxdDZ76QcvVE61HgQtwtj2HrXoBzr8sQS6zuRgYrEDW5l/?mibextid=cr9u03

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Interesat e shqiptarëve mbi interesin tonë për pushtet

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në një intervistë në emisionin “Dialog te Lajmi”, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson nuk është e lidhur me pushtetin me çdo kusht, duke theksuar se prioriteti i tyre mbetet kauza shqiptare.

“Edhe kur Mickoski na tha atëherë ‘rruga e mbarë ju qoftë’, ata mendonin se ne me çdo kusht jemi lidhur me qeverinë. ASH nuk është e lidhur me çdo kusht me qeverinë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se për Aleancën për Shqiptarët, çdo pushtet apo interes i përkohshëm politik nuk mund të jetë mbi interesin kolektiv të shqiptarëve. “Çfarëdo qoftë pushteti dhe çfarëdo qoftë interesi nuk është mbi interesin e luftës tonë dhe kauzën tonë për interes të shqiptarëve”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: E thyem mitin se BDI është e pamposhtur

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, tha se vitin e kaluar për herë të parë pas 20 viteve BDI shkoi në opozitë.

“Ky ishte vendimi më i duhur dhe moment historik. BDI perceptohej si një mal i pa thyeshëm, por u bë pluhur. Ai pluhur asnjëherë nuk mudn të bëhet më mal. Edhe ata të BDI-së nëse vijnë në pushtet, ata janë vetëdijesuar dhe më BDI nuk është më mal i pathyeshëm dhe do të jenë më të përgjegjshëm në vendimet e marra”, tha Snopçe.

Ai si shembull të kësaj e mori edhe futjen e Artan Grubit në listën e zezë amerikane.

Continue Reading

Lajme

Snopçe: Sulmet ndaj Taravarit filluan pas menaxhimit të suksesshëm të tragjedisë së Koçanit

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në intervistën e fundit në “Dialog te Lajmi”, ka folur për sulmet e orkestruara që drejtohen nga kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Snopçe tha se epiqendra e sulmeve është kryetari Taravari.

“Askush nuk e ka sulmuar Snopçen apo dikë tjetër nga Aleanca për Shqiptarët, por është sulmuar vetëm Taravari. Sulmet dhe e gjithë kjo altireri e fyerjeve dhe shprehjes së mllefit dhe urrejtjes ndaj Taravarit, u nis pikërisht në momentin që kishte një menaxhim fenomenal me tragjedinë e Koçanit”, nënvizoi Snopçe.

Ai shtoi gjithashtu se një ditë pas tragjedisë deputet maqedonas i kanë thënë se sigurisht që do të ketë edhe po aq të vdekur sa ishte numri zyrtar një ditë më pas.

“Ne tani pas disa javëve kemi vetëm dy të vdekur, për dallim nga Rumania që kishte një tragjedi të ngjashme, që tre herë më i madh ka qenë numri i të vdekurve pas tragjedisë në krahasim me ditën e tragjedisë”, shtoi Snopçe.

Continue Reading

TOP Lajme