Connect with us

Lajme

Dëshpërimi i Mexhitit në Gostivar

Published

on

Në një tubim të lajmëruar për sonte në qytetin e Gostivarit perkatesisht në Amfiteatrin e Qytetit u mbajt tubimi i të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” të cilit i prin Izet Mexhiti.

Aty shihet Izet Mexhiti duke mbajtur një fjalim para një numri shumë të vogël amëtarësh ku mga qytetit i Gostivarit mind të numëroheshin 4-5 veta, dhe të tjerët fytyra të panjohura për gostivarasit.

Mexhiti aty përmendi edhe Taravarin, kryetarin e ASh-së i cili vjen nga ky qytet. Pasi Taravari aspak nuk meret me këto struktura  përgjigjen ia dhanë qytetarët të cilët i treguan se ky është qyteti i Taravarit, duke mos gjetur aspak mbështetje.

Kujtojmë se kryetari i ASh-së dhe i Komunës së Gostivarit Arben Taravari fitoi në Gostivar me 6000 vota dallim duke fituar komplet BDI-në ku bënte pjesë edhe Izet Mexhiti të cilët me të gjitha forcat qëndruan bashkë me kryetarin e tyre Ali Ahmeti, të gjithë ministrat e pushtetit si dhe deputet te BDI-së, disa herë edhe nga 6 herë në ditë në Gostivar në takime të ndryshme.https://www.facebook.com/100044233609229/posts/pfbid0x1DoNySyD33iNSFUHZCafDPGTiTr3asAnihA24Y4cwzqx4nU6HVDF5EZJKw9xFi9l/?mibextid=5eVWNK

Continue Reading

Lajme

Taravari: Analistët që sulmojnë Kurtin në Prishtinë, na sulmojnë edhe neve në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, gjatë një tubimi me të rinjtë e partisë në Kumanovë, ka deklaruar se analistët e njejtë që sulojmë Albin Kurtin në Kosovë, sulmojnë edhe VLEN-in në Maqedoni.

Sipas Taravarit, këta njerëz paguhen nga qendra të ndryshme për të shpifur kundër VV-së në Prishtinë dhe VLEN-it në Shkup.

“Nëse e keni përcjellur fushatën në Kosovë, njërëzit e njejtë prej Maqedonie dhe Kosove, propagandë të njejtë kundër Albinit dhe të krijohet përshtypja se Vetëvendosja nuk fiton 20%. Por, populli ndryshe mendon, nuk mendon si këta analistët që paguhen nga qendrat e caktuara. E njejta propagandë është edhe në Maqedoni. E mbajnë temë gjuhën shqipe dhe nëse shkoni në Shqipëri apo Prishtinë, krijohet përshtypja se këtu nuk përdoret gjuha shqipe. Jo bre, njësoj përdoret gjuha shqipe, asgjë s’ka ndryshuar, vetëm do të avancohet. Ne në këtë mandate e kemi për obligim që gjuhës shqipe t’ia heqim 20% nga Kushtetuta që Ali Ahmeti s’e bëri për 22 vite në Qeveri”, tha Taravari.

” target=”_blank”>VIDEO

Continue Reading

Lajme

Bexheti – Qyra: të identifikojmë ide dhe mundësi për zhvillimin e bujqësisë si dhe lehtësim në tregje!

Published

on

By

Zëvendësministri i Bujqësisë Flakron Bexheti, zhvilloi një takim me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, Drejtorin Ekzekutiv, Durim Zekiri, si dhe përfaqësues të tjerë të Odës Ekonomike.

Takimi kishte për qëllim shkëmbimin e ideve dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, me theks në mbështetjen e fermerëve dhe lehtësimin e qasjes në tregje. Zëvendësministri Bexheti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe sektorit privat për përmirësimin e politikave mbështetëse dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim ekonomik.

Po ashtu, u theksua rëndësia e përfshirjes së shoqatave bujqësore, që janë pjesë e Odës Ekonomike, në grupet nënsektoriale të ministrisë, me qëllim të rritjes së përfaqësimit dhe përshtatjes së politikave bujqësore me nevojat e sektorëve përkatës.

Ky takim vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë në vend.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Takimet me Daniel Serwer janë gjithnjë një përvojë e çmuar

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka vlerësuar diplomatin Daniel Serwer, duke theksuar njohuritë e tij të thella mbi vendin tonë dhe përkushtimin e tij me mençuri dhe dashuri. Ai ka theksuar se takimet me Serwerin janë gjithnjë një përvojë e çmuar. Aktualisht, Daniel Serwer është anëtar i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në SAIS, Universiteti Johns Hopkins.

“Biseda me Daniel Serwer është gjithnjë një përvojë e çmuar. Ai është një diplomat që di aq shumë për vendin tonë dhe mbi të gjitha mendon me shumë dashuri dhe mençuri për të. Aktualisht Daniel Serwer është anëtar i Lartë në Institutin e Politikës së Jashtme në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare (SAIS) të Universitetit Johns Hopkins”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme