Sot u mbajt mbledhja e rregullt e Departamentit të Bujqësisë në kuadër të Aleancës për Shqiptarët, i udhëhequr nga Kryetari i Departamentit prof. dr Gafur Xhabiri. Në mbledhje i ftuar ishte edhe zëvendësministri i Bujqësisë, Pyllëtarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Prof. Dr. Flakron Bexheti.
Në këtë takim morën pjesë anëtarët e departamentit, profesorë universitarë, ekspertë të fushës, të cilët kontribuan me njohuritë dhe përvojën e tyre profesionale për masat dhe programet që duhen ndërmarrë, me qëllim mbështetjen dhe përmirësimin e kushteve për bujqit.