Lajme
Bujar Osmani: Vota për Valbon Limanin dhe Isen Shabanin është votë përtej zgjedhjes së kandidatëve më të vyer për Gostivarin dhe Vrapçishtin!
Ish ministri i punëve të jashtme dhe kryesuesi i OSCE-së, Bujar Osmani përmes një postimi në profilin e tij në FB ka theksuar se “Vota për Valbon Limanin dhe Isen Shabanin është votë përtej zgjedhjes së kandidatëve më të vyer për Gostivarin dhe Vrapçishtin”, përcjellë Top24
“Vota për Valbon Limanin dhe Isen Shabanin është votë përtej zgjedhjes së kandidatëve më të vyer për Gostivarin dhe Vrapçishtin.
Është një votë që, sado pak, duhet të ndërpresë qarkun vicioz dhe kaosin total në skenën politike shqiptare.
Është votë kundër krijimit të feudalizmit zonal nga feude që u ngritën nëpër shkallët e kullës së madhe të BDI-së, por që, pasi i ndërtuan feudet e tyre, harruan se nga dolën dhe si u bënë. Sot ata kanë filluar të marrin gurë nga ajo kullë për t’ia çuar sundimtarit te pallati i bardhë , që t’i spërkasë me “ujë të shenjtë”, si ato veturat e policisë, për të ndërtuar kolibet e vogla të nënshtruara sundimtarit.
Kjo parodi politike ka tejkaluar çdo kufi.
Ju, vëllezër e motra në Gostivar dhe Vrapçisht, mund ta ndalni!“, shkruan Osmani.
