Connect with us

Lajme

Bllokimi i autobusëve me shqiptarë nga Kosova në Serbi, Taravari: Si duket Ministri jonë i jashtëm e ka vështirë të flas keq kundër Beogradit

Published

on

Kandidati i VLEN-it, Arben Taravari ka reaguar pas informacioneve se dhjetra autobusë me shqiptarë nga Kosova janë bllokuar në Serbi.

Taravari shkruan se kjo është një shkelje e të drejtave njerëzore si dhe një arsye shtesë për të dalë nga Ballkani i Hapur.

“Lajmet e sotme tregojnë se dhjetëra autobusë me shqiptarë nga Kosova, janë bllokuar në Serbi. Si hakmarrje ndaj avancimit të Kosovës në Këshill të Evropës.
Ky mentalitet është i papranueshëm, dhe ky bllokim është shkelje e të drejtave njerëzore. Kjo është një arsye më shumë për të dalë nga Ballkani i Hapur.
Maqedonia e Veriut, si shtet i NATO-s dhe si shtet me popullsi të madhe shqiptare, duhet të bëjë thirrje për lirimin e autobusëve me udhëtarë dhe për garantimin e të drejtave njerëzore. Por si duket, ministri i jashtëm e ka vështirë të flasë keq për Beogradin”, ka shkruar Arben Taravari.

Continue Reading

Lajme

BDI dhe ASH krahu i Selës mbysin në borxhe Klinikën e Tetovës, rreth 7 000 euro borxh vetëm ndaj NPK-së

Published

on

By

Funksionerët e ASH-së dhe Frontit Europian, derisa nuk ndalojnë luksin e tyre, vazhdojnë të fusin në borxhe institucionet e vendit si dhe Klinikën e Tetovës. Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri por edhe Drejtori i Klinikës, Shpresim Ferati të dy kuadro të Ziadin Selës, kanë shkaktuar rreth 7000 euro (420 370 denarë) borxh vetëm ndaj Ndërmarrjes Publike Komunale në Tetovë.

Ky veprim, keqpërodrim dhe moskujdesje nga Shpresim Ferati dhe Ilir Demiri, dëshmojnë se prioriteti i tyre jaanë të keqpëdorin mjetet në shëndetësi për interesa të tyre por jo për të paguar borxhet ndaj ndërmarrjeve e as për të investuar në shëndetësi.

Ndaj NPK-Tetovë borxh kanë edhe shumë institucione tjera qëndrore që menaxhohen nga kuadro të “Frontit Europian”, ndërsa borxhi i përgjithshëm është mbi 42 000 euro

Ende nuk dihet nëse NPK do të ngrej procedurë ligjore për pagën e Borxhit nga Klinika e Tetovës, ndaj drejtorit Shpresim Ferati!

Continue Reading

Lajme

Rafiz Haliti i BDI-së ka blerë parcelë 1.2 milionë euro në zemër të Tetovës?! (Dokumente)

Published

on

By

Burime të Zhurnalit nga Tetova kanë sjellur në redaksinë tonë dëshmi të cilat tregojnë për pasurim të ish deputetit dhe nënkryetarit të BDI-së, Rafis Haliti. Këto dëshmi, burimet tona thonë se tregojnë që Haliti ka blerë një parcel në zemër të Tetovës.

Bëhet fjalë për pasuri që më herët ka qenë pronë e kompanisë Avtoprogres, e cila me denocianilizim i ka kaluar pronarëve të vërtetë.

Në bazë të dokumenteve të dërguara, rezulaton se Haliti parcelën në fjalë e ka blerë në vlerë prej 1.2 milionë eurove.

Blerja fillestare ka ndodhur në fillim të vitit, respektivisht më 4 janar 2024, kurse më pas me akt noterial, Rafis Haliti ia ka bë dhuratë djalit të tij. Burimet e Zhurnal kanë dërguar edhe emrin e noterit në zyrën e të cilit në Tetovë është bë transferi i pasurisë. /Zhurnal

Continue Reading

Lajme

Votimi i të burgosurve dhe të sëmurëve po zhvillohet pa probleme, bëjnë të ditur KSHZ

Published

on

By

Të drejtën e votës sot do të mund ta ushtrojnë 2569 votues në 31 vendvotime në PKV, ku janë regjistruar për të votuar dhe aplikimet e të cilëve janë pranuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Sot në qendrat e votimit në 14 IEVP do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës 2147 zgjedhës. Të gjitha qendrat e votimit në IEVP janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit të sotëm dhe votimi atje do të vazhdojë deri në orën 19:00.

Deri në këtë moment votimi po vijon pa problem. Gjatë ditës së sotme dy votues, të cilët identifikohen si të zhvendosur brenda vendit, do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në të vetmen qendër për personat e zhvendosur brenda vendit.

Këshillat zgjedhorë në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës së sotme do të bëjnë votimin e personave të sëmurë ose të paaftë, të cilët kanë dorëzuar njoftime me dokumentacion përkatës deri te komisionet komunale zgjedhore. Të drejtën e votës në banesat e tyre do ta ushtrojnë 6935 qytetarë të regjistruar si të sëmurë apo të pafuqishëm.

Sot, 534 zgjedhës, të vendosur në 20 qendra të kujdesit jashtëfamiljar, do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës në qendrën ku ndodhen. Ekziston një interes i theksuar për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve nga organizata dhe media vendase, të huaja dhe ndërkombëtare. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri më tani ka akredituar për vëzhgim 342 vëzhgues vendas, 517 vëzhgues të huaj dhe ndërkombëtarë, 51 përkthyes dhe 32 gazetarë të huaj. Faqja e KSHZ-së, www.sec.mk, si dhe faqet e rrjeteve sociale “Facebook”, X, “Instagram”, si dhe kanali YouTube janë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, ku do të mund të gjeni informacion në kohë dhe të saktë në lidhje me zgjedhjet.

Në listën zgjedhore me të drejtë vote në këto zgjedhje janë regjistruar gjithsej 1.814.317 zgjedhës.

Continue Reading

TOP Lajme