Connect with us

Lajme

Blerant Ramadani për sulmin në Manastir: Akt i papranueshëm dhe i turpshëm!

Published

on

Sekretari i ASH-së dhe njëhertie dhe kandidati për kryetar të Sarajti, Blerant Ramadani ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj një qytetari suedez në Manastir, i cili ndodhi vetëm për shkak të një ngatërrimi mbi përkatësinë etnike.

Ai e ka cilësuar ngjarjen si “akt të papranueshëm dhe të turpshëm”.

Ramadani thekson se dhuna mbi baza etnike është “plagë e së kaluarës” dhe nuk mund të tolerohet në një shoqëri që aspiron standarde evropiane. Ai ka kërkuar veprim të shpejtë dhe të qartë nga drejtësia, duke theksuar se askush nuk duhet ndëshkuar për identitetin e tij, por të respektohet si qytetar i lirë.

Continue Reading