Connect with us

Politika

Bastiset shtëpia dhe ambientet e zyrës të prokurorit Ixhet Memeti, dyshohet për mitmarje

Published

on

Mbrëmë vonë, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë bastisje në shtëpinë e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, në Tetovë, si dhe në vendet zyrtare të Prokurorisë.

Dyshohet se Memeti së bashku me gjyqtarin Nake Gorgiev kanë pasur ndikim duke keqpërdorur pozitën e anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë në rastin e kërkesës për ryshfet për rrethana lehtësuese për ish-kryetarin e komunës së Novosellës Boro Petrushevski, i cili ndodhet në paraburgim.

Ixhet Memeti konsiderohet i afërt me BDI-në dhe ka qenë Avokati i Popullit për dy mandate. Ai është gjithashtu ish-ministër i Drejtësisë, gjyqtar kushtetues, këshilltar shtetëror në Qeveri dhe anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Nake Gjorgiev është arrestuar dje, pasi është kapur me ryshfet prej 10.000 euro para të markuara. Sipas informacioneve, dyshimi është se gjyqtari Georgiev ka premtuar masa lehtësuese në procedurë gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Novosellës, Boro Stojçev, i cili është arrestuar sërish, kësaj radhe për kontrabandë marihuanë./PaCenzurë

Continue Reading

Lajme

Ramadani ironizon iniciativën e opozitës për luftën kundër korrupsionit qytetarët presin veprat e atyre që dikur u përfshinë në skandale

Published

on

By

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka komentuar iniciativën e disa figurave të opozitës për të luftuar korrupsionin, një angazhim që, sipas tyre, do të fillojë nga vetja. Ky veprim është përshëndetur me një dozë optimizmi të përmbajtur, ndërsa qytetarët mbeten në pritje të hapave konkretë.

Zhvillimi ka ngjallur diskutime dhe ironi, duke sjellë në vëmendje raste kur politikanë të njohur, dikur të përfshirë në skandale, sot synojnë të paraqiten si flamurtarë të drejtësisë. Analistët dhe opinioni publik vëzhgojnë me interes nëse kjo nismë do të nisë me deklarimin e pasurisë personale apo me përballjen me të kaluarën e tyre të diskutueshme.

Me gjithë skepticizmin e përgjithshëm, mbetet për t’u parë nëse kjo iniciativë do të sjellë transparencë të vërtetë apo do të mbetet një tjetër episod në teatrin politik, ku spektatorët nuk mungojnë kurrë.

Postimi i plotë i Ramadanit:

“Me kënaqësi dhe me ndjenjë të thellë optimizmi të përmbajtur, mirëpresim iniciativën e disa figurave të njohura të opozitës për të luftuar korrupsionin, një betejë që, me sa duket, do ta fillojnë nga vetja. Ky akt fisnik dhe vetëreflektues dëshmon se ndonjëherë e kaluara mund të jetë mësuesja më e mirë për të ardhmen.

Ky është një zhvillim inkurajues, që na kujton një zjarrfikës të vendosur, i njohur nga e kaluara si piroman, e që sot do t’i shuajë flakët me benzinë.

Qytetarët mezi presin të shohin nëse do të fillohet nga deklarimi i pasurisë personale apo nga skandalet e shumta që i përcjellin.

Duke qenë dashamirës të transparencës, do të ndjekim me vëmendje çdo hap të kësaj ‘lufte’. Në fund të fundit, çdo teatër ka nevojë për spektatorë”, ka përfunduar Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Aktivistët e Selës nga Kumanova: Ziadin “Peçatit” edhe zotrat i përkulen

Published

on

By

Aktivisti i shoqatës së Ziadin Selës nga Kumanova, Rami Ademi përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka postuar një fotografi me Ziadin Selës ku ka shkruar se para drejtësisë edhe zotrat përkulet.

“Para drejtësisë edhe zotrat përkulet!”, ka shkruar Ademi.

Continue Reading

Lajme

Taravari: Ju kujtojmë vulistëve, nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë, fatin politik e keni të vulosur

Published

on

By

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka reaguar pas vendimit të gjykatës që vulat e ASH-së, t’i takojnë Zijadin Selës.
Taravari tha se ata do të ankohen për vendimin dhe se do të presin vendimin përfundimtar, siç e quan ai, “seriali absurd”.

“Nëse gjykatësit e Ali Ahmetit ja kanë shitur vulat Ziadin Selës, jam kurioz të dijë se çfarë do bëjnë me emrin e partisë:
Do e mbajnë BDI besoj… Pavarsisht se në Drejtësinë e brishtë që ende mban në liri kriminelë që duhej të ishin moti në burg dhe ka gjygjtarë që tregtojnë vendime, ne ende besojmë tek reformimi i saj. Dhe sa për sqarim të të gjithë atyre që identitetin e tyre politik e kanë të varur tek vulat, këto të fundit ndodhën aty ku duhet, në zyrat e partisë tonë. Do të presim vendimin përfundimtar të këtij seriali absurd, por gjithsesi ju kujtojmë vulistëve se nuk ka asnjë vulë që ju kthen partinë që botërisht kanë kohë që e kanë humbur! Fati i tyre politik është Vulosur!”, ka shkruar Taravari.

Continue Reading

TOP Lajme