Connect with us

Lajme

Arben Taravari: Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në një bisedë për portalin PRESSonline.al thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka alternativë tjetër strategjik përveç orientimit euro-antlantik drejt BE-së dhe SHBA-së.

“Maqedonia e Veriut sipas meje nuk alternativë tjetër përveç integrimit në BE, absolutisht jo. Por, ta them të vërtetën nuk kam dëgjuar prej ndonjë politikani në Maqedoni që të tregon një opsion tjetër, një alternativë tjetër përveç Bashkimit Evropian. Pikëpyetje është vetëm a do ti fillojmë negociatat tash që ta shfrytëzojmë momentin të them kështu që në shpejtësi, sa më shpejt të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, apo do të na duhet ende populizëm politik që edhe dy vjet, tre vjet, pesë vjet të themi që do ta ndryshojmë marrëveshjen me Bullgarinë, mos e ndryshojmë por të marrim një marrëveshje më të keqe, ti fillojmë negociatat pas pesë apo dhjetë vitesh dhe ta mbysim, ta vrasim edhe atë shpresë që ekziston te qytetari i Maqedonisë, i cili gjithnjë e më shumë mendon si të ikën prej këtu”, deklaroi Taravari për PRESSonline.al

Sipas tij, tanimë është çështja e hapur, nëse Maqedonia e Veriut i fillon negociatat tash apo i vonojmë edhe dhjetë vite.

“Nuk shoh alternativë tjetër dhe nuk kam dëgjuar prej ndonjë politikani të paktën serioz në Maqedoni që ofron diçka tjetër përveç Bashkimit Evropian”, nënvizoi Taravari.(PRESSonline.al)

Continue Reading

Lajme

Jashari: Kurti e di se pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për kryekuvendarin

Published

on

By

Analisti politik, Shemsi Jashari, ka thënë se Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, e dinë që pa marrëveshje politike nuk sigurohen numrat për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi.

Kështu deklaroi Jashari mbrëmë në “Edicionin Special” të Klan Kosova, teksa po diskutonte për dështimin e radhës për konstituim të Parlamentit.

“Është një dështim i planifikuar i Lëvizjes Vetëvendosje. Për faktin se që nga fillimi është një parë një mungesë vullneti për t’i ndërtuar institucionet edhe propozimi i [ Hekuran Muratit ] është vetëm një hap në implementimin e qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për mbajtjen peng të institucioneve”, u shpreh Jashari.

“Të gjithë e dimë e dinë edhe ata, këtë rast Zotëri Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje se pa një marrëveshje politike nuk sigurohen numrat e nevojshëm për të kaluar propozimin e kandidatit për kryetar Kuvendi”, ka pohuar Jashari.

Jashari, po ashtu deklaroi se LVV-ja është duke keqpërdorur besimin e qytetarëve.

Continue Reading

Lajme

Rusia bombardoi fabrikë amerikane në Ukrainë, Trump i pakënaqur: Vendimi për luftën brenda dy javësh

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh i pakënaqur për faktin që Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, duke theksuar më gjerë se nuk është “i lumtur” për vazhdimin e luftës mes dy vendeve.

“Nuk jam i lumtur për këtë dhe nuk jam aspak i lumtur për gjithçka që lidhet me luftën,” deklaroi ai përpara gazetarëve, i pyetur për sulmin që shkaktoi dëme të mëdha natën mes të mërkurës dhe të enjtes në një kompani amerikane në qytetin Mukachevo, në Ukrainën perëndimore.

Trump përsëriti se ka vendosur një afat “dy javë” përpara se të marrë vendime mbi këtë konflikt, për të cilin pretendon se po bën përpjekje personale që të marrë fund.

“Do të jetë një vendim shumë i rëndësishëm dhe ose do të ketë sanksione, ose tarifa doganore të mëdha, ose të dyja bashkë, ose nuk do të bëjmë asgjë dhe do të themi: ‘ky është lufta juaj’,” tha ai.

Presidenti kujtoi takimet e fundit që zhvilloi, fillimisht të premten e kaluar në Alaskë me homologun rus, Vladimir Putin, dhe më pas të hënën në Shtëpinë e Bardhë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se dëshiron që dy liderët të organizojnë një takim dhe të ulen në të njëjtën tryezë për të mbyllur luftën, megjithëse një takim i tillë duket gjithnjë e më pak i mundshëm të ndodhë së shpejti.

Continue Reading

Lajme

Qeveria e Mickoskit dhe Mexhitit e harruan Kodrën e Diellit, nuk ka investim italian në terren

Published

on

By

Kanë kaluar dy vite e gjysmë nga prezantimi i investimit italian dhe pavarësisht premtimeve e deklaratave të shumta nga autoritetet, ende nuk është nënshkruar marrëveshje me investitorin italian për revitalizimin e qendrës turistike malore “Kodra e Diellit”. Heshtin nga Qeveria VMRO-VLEN, shkruan Portalb.mk.

Investimi italian në Kodrën e Diellit u promovua me shumë pompozitet nga qeveria e kaluar, ndërkaq tani e mbi një vit edhe nga qeveria aktuale. Por, në terren nuk ka asnjë ndryshim.

Nga Qeveria VMRO-DPMNE dhe VLEN, nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske se ku mbeti ky projekt, pse ende nuk ka marrëveshje apo nëse qeveria ka hequr dorë nga ky projekt.

Që ky projekt është zvarritur gjithë këtë kohë e konfirmojnë edhe nga kompania italiane ‘TechnoAlpin’ me të cilët Portalb.mk tani e dy vjet është në komunikim të vazhdueshëm.

“Momentalisht, ende nuk kemi detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Ne e kuptojmë plotësisht rëndësinë e saj dhe e vlerësojmë vërtet si interesin tuaj të vazhdueshëm ashtu edhe durimin tuaj”, thanë nga TechnoAlpin.

Investimi shumë i premtuar italian për Kodrën e Diellit vazhdon të zvarritet dhe mos të ketë epilog apo marrëveshje.

Autoritetet vazhdimisht nxjerrin diçka të re, ndërsa në terren nuk shihet asgjë.

‘TechnoAlpin’ më 19 dhjetor 2022 e prezantoi planin e tyre për zhvillimin e kësaj qendre turistike. Investimi është paraparë të realizohet në shtatë faza dhe kap vlerën e rreth 180 milionë eurove.

Në lidhje me këtë projekt autoritetet kanë premtuar shumë, megjithatë negociatat ende nuk kanë marrë epilog dhe deri më tani nuk është arritur të nënshkruhet marrëveshja.

Kodra e Diellit edhe pse është ndër vendet më të mira dimërore në Ballkan dhe jo vetëm, për vite me radhë është lënë pas dore duke mos u investuar në të.

Ndër problemet më të mëdha janë kaosi urbanistik, mungesa e parkingjeve, menaxhimi jo i mirë me mbeturinat, ndërtimet pa leje dhe shumë të tjera./Portalb.mk/

Continue Reading

TOP Lajme