Connect with us

Lajme

Aleanca për Shqiptarët i përgjigjet VMRO-së: Jemi të përqendruar drejt fitores, jo në akuza boshe

Published

on

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj pretendimeve të fundit të VMRO-DPMNE, duke i cilësuar ato si shpifje absurde që vijnë si pasojë e krizës së thellë politike që po kalon kjo forcë. Në një kumtesë për media, Aleanca thekson se është e përqendruar në punën dhe misionin e saj për fitoren në zgjedhjet e Tetorit, duke refuzuar të përfshihet në lojëra politike apo retorikë fyese.

Partia thekson se vendimi për të dalë nga Qeveria ishte i qëllimshëm dhe dëshmi e qëndrimit të saj të pakorruptueshëm, një vlerë që, sipas tyre, duket e pamundur për disa parti në pushtet.

“Jemi në rrugën e duhur dhe në ditët tona më të mira”, thuhet në përmbyllje të reagimit.

 

Kumtesa e plotë:

Aleanca për Shqiptarët ka ndjekur me vëmendje “pretendimet” e VMRO-së ndaj partisë tonë dhe kryetarit të saj. Është e pritshme që në këto ditë të rënda të kësaj Qeverie në hall, në mungesë të plotë të argumenteve politike, të ketë shpifje të llojit më absurd.

Ne jemi qetësisht të përqëndruar në punën tonë drejt Fitores së Tetorit dhe nuk duam të rëndojmë me asnjë fyerje apo pseudo-akuzë VMRO-në e cila ka mjaftueshëm halle aktualisht.

Vetëm fakti që dolëm nga Qeveria me vullnetin tonë flet qartë se sa pak të korruptueshëm jemi dhe ndoshta kjo është e pakonceptueshme për disa parti që janë në pushtet.

Aleanca për Shqiptarët është në rrugën e duhur dhe në ditët e saj më të mira!

Continue Reading

Lajme

Isen Shabani: Nga sonte ndizet flakadani i fitores së madhe, argatve të Adnan Azizit shihemi në Tetorë

Published

on

By

Kryetari i komunës së Vrapçishtit njëherit kandidat edhe për një mandat nga radhët e ASH-Taravari nga takimi i sotëm në haojen e shtabit në fshatin Negotinë ka theksuar se nga Vrapçishti sonte fillon fitorja e madhe e ASH-së ndërsa argatëve të Adnan Azizit ju bëj të fala se Tetori është afër, shkruan Top24

Continue Reading

Lajme

Bejtulla Kamberi zgjidhet shef i Shtabit të ASH në Vrapçisht për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Aleanca për Shqiptarët dega Vrapçisht, sonte konsolidoi Shtabin e saj për zgjedhjet lokale të vitit 2025. Shef i shtabit u zgjodh Bejtulla Kamberi, i cili do ta udhëheq këtë strukturë gjatë procesit zgjedhor.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deputeti Halil Snopçe, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari aktual dhe kandidati për zgjedhjet e tetorit në Vrapçisht, Isen Shabani, si dhe funksionarë të kryesisë qendrore dhe lokale.

Gjatë takimit me aktivin e ASH-së u theksua rëndësia e fitores së radhës në Komunën e Vrapçishtit një fitore që pritet të vazhdojë të sjellë zhvillim, mirëqenie dhe përfaqësim të denjë për qytetarët e kësaj komune.

Continue Reading

Lajme

ASH: VLEN në pushtet, por Mexhiti flet nga selia partiake – Mosbesim apo margjinalizim?

Published

on

By

Përmes një komunikate Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Arben Taravari ka ngritur disa pyetje ndaj Zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti i cili të premten që lam pas mbajti konference për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë.

Nga ASH theksojn se VLEN-i në pushtet por Mexhiti flet nga selia partiake pyesin se është Mosbesim apo margjinalizim?

“Të premten, publiku ishte dëshmitar i një konference për shtyp të z. Izet Mexhiti, e cila, në vend që të mbahej në ambientet zyrtare të Qeverisë, u organizua në selinë partiake të koalicionit VLEN. Kjo ngre disa pyetje të rëndësishme që kërkojnë përgjigje të qarta:
• Pse z. Mexhiti e mbajti konferencën për shtyp në selinë partiake dhe jo në ambientet zyrtare të Qeverisë?
A ka ndonjë ndalesë të pashkruar nga kryeministri Mickoski që zyrtarët e VLEN-it të mos paraqiten nga pres-qendra zyrtare e Qeverisë?
• Në çfarë cilësie foli z. Mexhiti?
A foli si zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut apo si përfaqësues i VLEN-it?
• A ishin informatat e prezantuara zyrtare, apo materiale partiake?
Publiku ka të drejtë të dijë nëse informatat e ndara në atë konferencë ishin të konfirmuara nga institucionet përkatëse, apo thjesht deklarata propagandistike me qëllim përfitimesh politike.

Për më tepër, është për t’u habitur që edhe pas hyrjes në Qeveri, VLEN vazhdon të sillet si opozitë, duke shmangur përgjegjësinë institucionale dhe duke përdorur retorikë që i takon partive jashtë pushtetit. Ose ndoshta realiteti është se VLEN-i nuk ka ndikim real brenda Qeverisë, dhe roli i tyre mbetet formal, pa fuqi vendimmarrëse.

Në interes të transparencës dhe përgjegjësisë ndaj qytetarëve, ftojmë z. Mexhiti dhe përfaqësuesit e VLEN-it të sqarojnë qartë pozicionin e tyre: a janë pjesë e Qeverisë, apo zëdhënës të një partie në opozitë?”, nënvizojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Continue Reading

TOP Lajme