Opens in a new tab

Lajme ditore

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Më 12.11.2026, në orën 20:35, në fshatin Çegran, në rrethinë të Gostivarit, nëpunës policorë të Zyrës së Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar e kanë privuar nga liria H.S. (26), nga fshati Çegran. Gjatë kontrollit të automjetit të udhëtarëve „Mitsubishi“, me targa të Gostivarit, të cilin e drejtonte, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Më pas, me urdhër gjykate, është realizuar bastisje në shtëpinë e tij, me ç’rast, gjithashtu, është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhurore e bardhë. Gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, para shtëpisë së H.S., me automjet udhëtarësh „BMW“, me targa të Gostivarit, janë afruar V.Ç. (24) dhe A.N. (35), të dy nga fshati Çegran, me ç’rast kanë tentuar t’i godasin me automjet nëpunësit policorë dhe u kanë bërë kërcënime me jetë, pas çka kanë ikur, por shumë shpejt, pas ndërmarrjes së masave, janë gjetur dhe privuar nga liria. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojnë kallëzime përkatëse.

Shpërndaje lajmin

Lajme ditore

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

Jo vetëm prokurori nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, por çdo prokuror është i detyruar të veprojë sa herë që ka baza për dyshim kundër dikujt se ka kryer një krim, tha akademiku Vllado Kambovski për “Lokalno”. Kur u pyet nëse pret që drejtuesja e re e Prokurorisë Themelore…

Lajme ditore

Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën

Përpjekjet diplomatike treditore mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit sollën përparim të kufizuar drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Sipas të dërguarve amerikanë, palët ranë dakord që vendet evropiane të përfshihen në bisedimet e ardhshme. Megjithatë, kërkesat territoriale të Vlladimir Putinit dhe sulmet e vazhdueshme ndaj Ukrainës tregojnë se një marrëveshje mbetet ende larg.…

Lajme

LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

LSDM ka vazhduar me akuzat ndaj Hristijan Mickoskit në lidhje me Alta Bankën. Nga kjo parti thonë se “sa më shumë pyetje lindin rreth përgjegjësisë për Alta Bank, aq më shumë e mbron atë në panik Hristijan Mickoski”. “Nga çfarë ka më shumë frikë Mickoski? Nga e vërteta. Çfarë do të zbulojnë dokumentet rreth hyrjes…

Lajme ditore

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet elementare të marrëveshjes që kemi arritur me partnerin tonë qeveritar VMRO-DPMNE, tha lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski. Lidhur me Ligjin për provimin e jurisprudencës, Dimitrievski beson se do të ketë një takim të udhëheqjes së…

Lajme ditore

Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë

Policia ka shqiptuar 221 sanksione për kundërvajtje të këmbësorëve dhe drejtuesve të automjeteve gjatë një aksioni të përforcuar të realizuar në të gjithë vendin. Kontrolli është zhvilluar më 11 nëntor, nga ora 08:00 deri në 13:00, me fokus zbulimin e shkeljeve të rregullave të trafikut nga këmbësorët dhe shoferët ndaj tyre. Sipas njoftimit të Ministrisë…

Lajme ditore

Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Një 69-vjeçar nga Gostivari përballet me kallëzim penal pasi dyshohet se ka sulmuar vëllanë e tij me një mjet të mprehtë. Ngjarja ka ndodhur më 28 korrik të këtij viti, ndërsa rasti është raportuar nga Njësia e Punëve të Brendshme në Gostivar. Kundër 69-vjeçarit është ngritur kallëzim penal për veprën „rrezikim i sigurisë“.

Lajme ditore

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në vend do të fryjë një erë e fortë nga drejtimi jugor e cila do të arrijë deri 89 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri 13, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 18 deri 25 gradë celsius.…

Lajme ditore

Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës

Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës Asnjë shqiptar në mesin e dhjetëra të punësuarve në Spitalin e Kumanovës. Punësimet e fundit në këtë institucion kanë hapur debat për përfaqësimin etnik, ndërsa drejtori Sasho Stoshevski vazhdon të heshtë. Televizioni Alsat tentoi të vihet në kontakt me të, por gjatë gjithë ditës…

Lajme

Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit

Një 33-vjeçar nga fshati Çajle i Gostivarit është përballur me kallëzim penal nën dyshimin për ushtrim të dhunës fizike ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 25 tetor 2026, kur i dyshuari S.S. dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes. Për këtë rast, Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike…

Lajme ditore

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar

Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar Më 09.11.2026, në ora 15:20, në Departamentin për Punë të Brendshme (DPB) Gostivar, një punonjëse e Prokurorisë Themelore Publike në Gostivar ka denoncuar një incident të ndodhur në vendin e saj të punës. Sipas denoncimit, në dy raste të ndara, përkatësisht në ora 09:00…

Lajme ditore

Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit. Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve…

Politika

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme

Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme Zgjedhjet e parakohshme po largohen gradualisht nga kalkulimet politike të Qeverisë. Kryeministri Hristijan Mickoski i jep përparësi stabilitetit financiar para interesave partiake, duke vlerësuar se një proces zgjedhor në këtë moment do ta fuste shtetin në një rrezik serioz financiar. Në brifingun e sotëm me gazetarët, ai pranoi…

Lajme ditore

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut Komuna e Gostivarit fiton çmimin kombëtar “Youth Friendly Town”, si vlerësim për avancimin e politikave rinore dhe mbështetjen e pjesëmarrjes aktive të të rinjve. Komuna e Gostivarit është fituese e çmimit kombëtar “Qytet Mik i të Rinjve” (Youth Friendly Town) për…

Lajme ditore

Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Nxënësit e Shkollës Fillore të fshatit Çajlë kanë realizuar një vizitë edukative në Bibliotekën e Qytetit në Gostivar, me qëllim njohjen nga afër me hapësirat e bibliotekës dhe rëndësinë që ka libri në formimin arsimor dhe kulturor të brezave të rinj. Të shoqëruar nga drejtues të shkollës dhe mësimdhënësja e tyre, nxënësit vizituan ambientet e…

Politika

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

Aleanca për Shqiptarët paralelisht me mbajtjen e Kongresit ka nisë një proces të gjerë të bashkimit dhe konsolidimit të strukturave partiake, me qëllim rikthimin e të gjithë anëtarëve dhe aktivistëve që në periudha të ndryshme janë distancuar ose larguar nga partia. Kështu ka deklaruar Valbon Limani, kryetar i Komunës së Gostivarit dhe kryetar i Këshillit…

Lajme

Nga e diela, gjobë prej 45 eurosh për shoferët – Ja çfarë pajisjesh dimërore duhet të keni në veturë

Nga e diela, më 15 nëntor, në Maqedoninë e Veriut hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2027, ndërsa shoferët që nuk i respektojnë rregullat rrezikojnë gjobë prej 45 eurosh, ose rreth 2.770 denarë. Detyrimi vlen për të gjitha automjetet motorike…