Lajme ditore
Evropa mund t’u bashkohet bisedimeve për Ukrainën

Përpjekjet diplomatike treditore mes Moskës, Kievit dhe Uashingtonit sollën përparim të kufizuar drejt përfundimit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Sipas të dërguarve amerikanë, palët ranë dakord që vendet evropiane të përfshihen në bisedimet e ardhshme. Megjithatë, kërkesat territoriale të Vlladimir Putinit dhe sulmet e vazhdueshme ndaj Ukrainës tregojnë se një marrëveshje mbetet ende larg. Të dërguarit e presidentit amerikan Donald Tramp, njoftuan se Putini kishte pranuar që përfaqësuesit evropianë të merrnin pjesë në rundin e ardhshëm të bisedimeve të paqes. Pjesëmarrja e aleatëve evropianë në diskutimet për sigurinë e kontinentit mund ta forcojë pozitën e Ukrainës në bisedime. Putini vazhdon të kërkojë që Rusia të marrë kontrollin e plotë të katër rajoneve ukrainase që Moska pretendon se i ka aneksuar. Ai ka kundërshtuar edhe vendosjen e forcave të huaja paqeruajtëse në Ukrainë. Kushner u përpoq ta siguronte Kievin se asnjë marrëveshje më e gjerë për sigurinë evropiane nuk do të përmbyllej pa u trajtuar shqetësimet e Ukrainës për sigurinë e saj.
“Ne nuk mund ta përmbyllim këtë marrëveshje pa praninë e evropianëve në tryezën e negociatave. Këtë ia kemi bërë të qartë Vlladimir Putinit, se besojmë që kjo është shumë e rëndësishme. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka qenë një mbështetës shumë i fortë i këtij qëndrimi dhe e ka theksuar këtë që nga fillimi. Mendoj se kemi arritur ta sigurojmë këtë me Putinin dhe ai është i gatshëm të provojë. Shpresojmë se në bisedimet e drejtpërdrejta, kur njerëzit ulen së bashku, mund të diskutojnë çështjet me më shumë qetësi dhe t’i shqyrtojnë ato një nga një. Ajo që mund të them, të paktën nga ajo që po dëgjojmë, është se njerëzit duan ta shohin këtë luftë të përfundojë”, deklaroi Xhared Kushner, i dërguar i posaçëm i SHBA-së./Alsat.mk.
11:18
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin
11:05
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!
10:58
Dy vite burg për ish-drejtorin e REK „Manastir“, Pece Matevski
10:51
Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
02
Sjellje agresive dhe fyerje ndaj një punonjëseje të Prokurorisë në Gostivar
03
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet
04
Mickoski u mbyll derën zgjedhjeve të parakohshme
05
Gostivari shpallet “Qytet Mik i të Rinjve” për vitin 2026 në Rajonin e Pollogut

Lajme ditore
Bastisje në rrethinë të Gostivarit, gjendet drogë, tre persona privohen nga liria

Lajme
LSDM: Sllaveski pranoi publikisht se e mori vendimin për Alta Bankën pas konsultimit me Mickoskin

Lajme ditore
Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

Lajme ditore
Për 5 orë, policia gjobiti 147 këmbësorë

Lajme ditore
Dramë familjare në Gostivar: 69-vjeçari sulmon vëllanë me mjet të mprehtë, përfundon me kallëzim penal

Lajme ditore
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Lajme ditore
Asnjë shqiptar në 80 punësimet e reja në Spitalin e Kumanovës







