Lajme ditore
Valbon Limani në terren: Inspekton ecurinë e punimeve në disa lokacione në qytet

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka inspektuar sot nga afër ecurinë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në disa lokacione të qytetit.
Inspektimi ka nisur në rrugën “Ilja Anteski – Smok”, ku aktualisht po zhvillohen punime për rindërtimin e saj të tërësishëm. Gjatë vizitës, Limani është njoftuar për dinamikën e realizimit të punimeve dhe ka ndjekur nga afër procesin e ndërhyrjeve, me qëllim që ky aks rrugor t’u rikthehet qytetarëve me standarde bashkëkohore infrastrukturore.

Më pas, kryetari Limani ka vazhduar inspektimin edhe në disa lokacione të tjera në pjesën qendrore të qytetit, ku janë duke u realizuar projekte dhe ndërhyrje me rëndësi për përmirësimin e infrastrukturës publike.

Nga Komuna e Gostivarit bëjnë të ditur se mbikëqyrja dhe monitorimi i punimeve në terren do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim, me fokus të veçantë në garantimin e cilësisë, respektimin e standardeve dhe përfundimin e projekteve brenda afateve të parapara.
13:34
Aksident zinxhir në Bullgari, përplasen mbi 70 automjete, 12 viktima
13:18
Trump nominon Kristi Mekormick për ambasadore në Maqedoninë e Veriut
12:32
Për vendosjen e byzylykëve elektronikë mungojnë paratë, mbi 1.000 dhunues do të mbikëqyreshin
8 Nëntor 2026
“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!
Të Gjitha Lajmet
Më të Lexuarat
01
I moshuari sulmon fizikisht të miturin në oborrin e shkollës në Gradec
02
Dhunë ndaj bashkëshortes në Çajle, kallëzim penal ndaj 33-vjeçarit
03
Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar
04
Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia
05
“Vranjën e ke afër”, Shaqiri i përgjigjet Dimitrievskit, Dauti me shifra: Kujdes kur flet për shqiptarët!

Lajme ditore
I moshuari sulmon fizikisht të miturin në oborrin e shkollës në Gradec

Uncategorized
Aksident zinxhir në Bullgari, përplasen mbi 70 automjete, 12 viktima

Lajme
Trump nominon Kristi Mekormick për ambasadore në Maqedoninë e Veriut

Lajme ditore
Nxënësit e shkollës fillore të Çajlës vizitojnë Bibliotekën e Qytetit në Gostivar

Lajme ditore
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Lajme
Taravari: Meqë studimet janë në shqip, edhe provimi i jurisprudencës të jetë në këtë gjuhë

Lajme
Gostivari në kantier ndërtimi – aktualisht po zhvillohen punime në 11 lokacione njëkohësisht



