Connect with us

Lajme

Taravari nënshkruan memorandum me Sllovakinë: Epoka e re e telemjekësisë dhe E-shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Published

on

 

Në një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit shëndetësor, Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Sllovakisë, duke vënë theksin në E-shëndetësinë dhe telemjekësinë – dy fusha kyçe për të ardhmen e shërbimeve shëndetësore.

Në Bratisllavë, ministrat Arben Taravari dhe Kamil Šaško firmosën marrëveshjen që forcon bashkëpunimin dypalësh në inovacionin mjekësor, shkëmbimin e ekspertizës dhe trajnimin e profesionistëve të shëndetësisë. Ky memorandum synon modernizimin e infrastrukturës digjitale shëndetësore, duke lehtësuar konsultat mjekësore në distancë dhe përmirësuar qasjen e pacientëve në shërbimet mjekësore.

“Ky është një hap i madh drejt një sistemi shëndetësor më të qasshëm dhe efikas. Partneriteti me Sllovakinë do të na ndihmojë të përfitojmë nga përvoja dhe teknologjia e tyre e avancuar në E-shëndetësi dhe telemjekësi,” theksoi ministri Taravari pas ceremonisë së nënshkrimit.

Ky bashkëpunim hap dyert për projekte konkrete që do të sjellin teknologji inovative në shëndetësi, duke përmirësuar kujdesin për pacientët dhe përgatitur profesionistët shëndetësorë për sfidat e epokës digjitale.

Continue Reading

Lajme

Deputetja nga VLENI, Imerlije Saliu ndalon Oliver Spasovskin që ta fus në rend dite ligjin për “Branitellat”

Published

on

By

Në seancën e sotme të Komisionit për Punë Sociale, Rini dhe Demografi, kryetarja e këtij Komisioni Imerlije Saliu, njëherit deputete nga radhët e Alternativës dhe Koalicionit VLEN nuk ka pranuar që të futet në rend dite propozim ligji për “Branitellat” nga ana e deputetit të LSDMS-së,
Oliver Spasovski. Me këtë rast, Oliver Spasovski ka paralajmëruar se do ta padis deputeten për pengimin e vendosjes në rend dite të Ligjit për “Branitellat”. Menjëherë pas paralajmërimit për padi, ka ardhur edhe reagimi i deputetes Saliu, e cila ka ndarë me opinionin datën 14 mars që përkon me krismat e para të UCK-së në Kalanë e Tetovës. “ Çfarëdo qoftë veprimi i LSDM ndaj meje individualisht, nuk është aspak problem përballë kauzave kombëtare siç është rregullimi i statusit të pjesëtarëve të UÇK, qofshin padi penale ose çfarëdo që u vjen atyre në mend.
Nervozizmi i tyre është i dukshëm sepse sot realisht u ngeci propozim ligji i Branitellave.
E gjithë kjo ndodhi sot, ku sipas dispozitave të Rregullores e ngarkuar nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhoqa
me mbledhjen e Komisionit për Punë Sociale, Rini e Demografi. Arsyeja e kësaj ishte që, në mungesë të kryetarit të komisionit, ta zhbllokojmë Ligjin e pensioneve, që është jashtëzakonisht i rëndësishëm për kategorinë më të nderuar të qytetarëve tanë.
E prirë nga ky detyrim, e pranova këtë detyrë dhe e kreva konform Rregullores, duke mos lejuar që opozita ta sabotojë interesin e
pensionistëve, por edhe duke e pamundësuar dikush nga kjo opozitë e çoroditur ta kthejë temën e “Branitellave”, ku ata mendojnë se e kanë
shpëtimin e vetëm, por që derisa jemi ne aty, nuk kalon. Vazhdojmë me konsistencë, përkushtim e përgjegjësi. ps: 14 Mars 24 vite më parë në krismat e para në kalanë e Tetovës dikush dha jetën që NE të jemi sot këtu!”, ka shkruar Saliu.

Continue Reading

Lajme

Ministri Taravari viziton spitalin Bori, më moderni dhe me i madh në Sllovaki

Published

on

By

Gjatë vizitës në Sllovaki, Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ka vizituar spitalin më të madh në këtë vend “Bori”.

Taravari thotë në këtë spital është njoftuar me mjekësinë virtuale, e cila siç potencon, patjetër duhet implementuar edhe te ne.

“Vizita ime në Bratisllavë ka vazhduar në spitalin “Bori”, spitalin më të madh dhe më modern në Sllovaki, ku kam parë një prezantim të Mjekësisë Virtuale e cila padyshim është e domosdoshme të aplikohet sa më parë edhe në spitalet tona”, njofton Ministri, Arben Taravari.

Taravari thotë se puna dhe përvoja e spitalit “Bori” sigurisht se do të përcillen edhe në spitalet e vendit tonë falë memorandumit të arritur me Ministrinë e Shëndetësisë së RMV-së me atë të Sllovakisë.

Continue Reading

Lajme

Taipi dhe Uzairi: Bogovina po bëhet gati për zgjedhjet lokale

Published

on

By

Nënkryetari i ASH-Taravari, Nazim Taipi i shoqëruar nga Sekretari organizativ, Gadaf Uzairi dhe deputeti zonës Sadik Sulejmani gjatë ditës së djeshme kanë organizuar një takim koordinues me strukturat e degës së Bogovinës në përgaditje për zgjedhjet lokale.

“Po, në kuadër të planit për koordimin me strukturat e partisë edhe gjatë ditës së djeshme kemi takuar strukturat e degës së partisë sonë në Bogovinë ku po vërejmë një energji të jashtzakonshme për zgjedhjet lokale. Së bashku me nënkryetarin Nazimin vlerësuam se Bogovina tani më është gati për të vazhduar ndryshimin”, tha Gadaf Uzairi, duke shtuar se takimet me strukturat do të vazhdoj edhe më tej.

Continue Reading

TOP Lajme