Connect with us

Lajme

Lajmi i Fundit/ Aksion i madh policor në Maqedoninë e Veriut – arrestime për afera korruptive

Published

on

Policia dhe Prokuroria Publike kanë filluar një aksion për të luftuar korrupsionin në REK Manastir duke u përpjekur të zgjidhin problemin e korrupsionit të trashëguar për 30 vite në këtë sektor. Kjo situatë është përshkruar si një “pandemi korrupsioni” që ka dëmtuar rëndë ekonominë dhe sistemin energjetik të vendit .

Në disa qytete të Maqedonisë së Veriut është vërejtur një prani e shtuar policore pranë shtëpive të personave që janë të lidhur publikisht me tenderë milionësh. Kjo tregon se aksioni i autoriteteve për luftimin e korrupsionit dhe krimit ekonomik po vazhdon në nivel kombëtar .

Në 30 vitet e fundit, REK Manastir , si kapaciteti më i madh energjetik në Maqedoninë e Veriut, është përballur me një sërë skandalesh korruptive që kanë dëmtuar rëndë funksionimin dhe reputacionin e tij.

Continue Reading

Lajme

Taravari takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar në Shkup një takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook nga vetë Taravari, i cili tha se në takim ishte i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, Blerant Ramadani.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të ASH-së Blerant Ramadani, kisha një takim vëllezëror me presidentin Bajram Begaj”, shkroi Taravari në rrjetin social.

Continue Reading

Lajme

Halimi zbulon prapaskenat e mosvazhdimit të kontratave në Fondin Pensional

Published

on

By

Zëvendësdrejtori i Fondit Pensional dhe Invalidor, Fuad Halimi, ka reaguar ashpër ndaj qasjes së deritanishme të BDI-së në raport me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke e akuzuar këtë parti për ndërtimin e një sistemi klientelist dhe për përdorimin e qytetarëve si mjet elektoral. “Për më shumë se një dekadë, BDI ka ndërtuar një sistem ku shqiptarët janë trajtuar si votues të përkohshëm dhe jo si qytetarë me të drejta të përhershme. Kjo parti nuk ka ndërtuar institucione, por skema klienteliste”, shkruan Halimi. Ai shtoi se në vend të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve, BDI i ka mbajtur peng me premtime boshe që zhduken sapo të kalojnë zgjedhjet.

Në reagimin e tij, Halimi ka hedhur dritë edhe mbi situatën aktuale në Fondin Pensional, duke theksuar se kontratat e punonjësve shqiptarë kanë qenë të vlefshme deri më 30 qershor 2024. Ai ka akuzuar ish-ministrin e Financave, Fatmir Besimi, nga radhët e BDI-së, për mosdhënien e pëlqimit për vazhdimin e kontratave, çka ka sjellë pasiguri për punonjësit. “Pikërisht ministri i atëhershëm i Financave, Fatmir Besimi, refuzoi të japë pëlqim për vazhdimin e tyre. Ai vendim solli këtë situatë”, u shpreh Halimi.

Ai siguroi opinionin publik se punësimi i shqiptarëve në këtë institucion do të bëhet në mënyrë të drejtë dhe të qëndrueshme. “Sot, unë e siguroj opinionin publik se shqiptarët do të punësohen në këtë institucion – jo si favor politik, por si një e drejtë kushtetuese dhe si obligim shtetëror”, deklaroi ai, duke shtuar se ky është një angazhim serioz për t’i dhënë fund lojërave politike me fatin e punonjësve shqiptarë dhe për t’u ofruar atyre siguri dhe dinjitet në vendin e punës.

Continue Reading

Lajme

Meidani takon Snopçen: Analizat e një matematikani të mirë përherë të vyera

Published

on

By

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, shprehu kënaqësinë e veçantë për takimin e tij me koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe.

Takimi, i cili u zhvillua në Ambasadën Shqiptare, kishte si fokus forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe zhvillimet rajonale dhe më gjerë.

“Kënaqësi e veçantë të takohem sërish me z. Halil Snopçe, Koordinatorin e grupit parlamentar të koalicionit VLEN, dhe ta mirëpres në Ambasadë. Biseduam gjatë e me interes për forcimin e bashkëpunimit parlamentar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, zhvillimet rajonale e më gjerë por dhe për Korridorin VIII si një projekt strategjik që duhet të na afrojë më shumë. Diskutimet tona prekën edhe zhvillimet e fundit politike ku kalkulimet dhe analiza e një matematikani të mire dhe politikan me përvojë janë përherë të vyera.
Diskutuam edhe për një vizitë në Kuvendin e Shqipërisë, si një hap konkret për të thelluar dialogun institucional dhe për të ndërtuar ura të reja mes dy parlamenteve. Faleminderit, Halil, për një takim shumë interesant, të frytshëm dhe miqësor! Parlamenti është zemra e demokracisë — dhe në rrugëtimin europian, përfshirja, bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësi për të ecur përpara”, ka shkruar Meidani.

Ambasadori Meidani falënderoi z. Snopçe për takimin shumë interesant, të frytshëm dhe miqësor, duke theksuar se Parlamenti është zemra e demokracisë dhe se përfshirja, bashkëpunimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësi për të ecur përpara në rrugëtimin europian./ ZYRTARE.net

Continue Reading

TOP Lajme