Connect with us

Lajme

Zv/kryeministri Fetai: Bashkërendim institucional për avancimin e dygjuhësisë, takim me drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës dhe drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve

Published

on

Zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai sot ka zhvilluar takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin, Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizin, si dhe me Zëvendës Sekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezanin.

Në takim u bisedua për mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks në avancimin e dygjuhësisë në institucionet publike si dhe për bashkërendim të vazhdueshëm ndërinstitucional në ofrimin e përkrahjes për institucionet shtetërore në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve

“Sot prita në një takim koordinues Drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Granit Osmanin, Drejtorin e Inspektoratit të Përdorimit të Gjuhëve, Arsim Idrizin, si dhe Zëvendës Sekretarin e Qeverisë, Hasim Murtezanin.

Biseduam për mbarëvajtjen e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks në avancimin e dygjuhësisë në institucionet publike. Në këtë rrafsh, u njoftuam nga z. Osmani për progresin e arritur në kuadër të hulumtimit të udhëhequr nga Agjencia për Zbatimin e Gjuhës me përkrahje nga OSBE-ja për të vlerësuar shkallën e zbatimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ky hulumtim i cili pritet të publikohet më së voni deri në dhjetor, do të jetë një udhërrëfyes i rëndësishëm për orientimin e politikave publike në zbatimin sa më të drejtë të ligjit.

U pajtuam për bashkërendim të vazhdueshëm ndërinstitucional në ofrimin e përkrahjes për institucionet shtetërore në realizimin e të drejtave gjuhësore të qytetarëve”, përrfundon Fetai.

Continue Reading

Lajme

Ramadani: Menaxhimin e Komunës së Sarajit do ta bazoj në rezultate konkrete

Published

on

By

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga AKI, Blerant Ramadani në një intervistë dhënë për Zyrtare.net, foli për vizionin e tij mbi mënyrën se si e sheh menaxhimin e pushtetit lokal, duke theksuar se përvoja e tij akademike dhe profesionale do të reflektohet drejtpërdrejt në punën komunale.

“Unë vij nga fusha e inxhinierisë dhe jam ligjërues në universitet. Vendimmarrjet i bazoj në fakte dhe projekte, prandaj edhe veprimtarinë time si menaxher i ardhshëm i Komunës së Sarajit do ta mbështes në pragmatizëm dhe rezultate konkrete,” u shpreh Ramadani.

Ai shtoi se përvoja ndërkombëtare që ka fituar gjatë viteve do të vihet në shërbim të Sarajit, duke synuar standarde më të larta në shërbimet publike, infrastrukturë dhe arsim. Ramadani theksoi gjithashtu rëndësinë e transparencës dhe komunikimit të hapur me qytetarët, duke e konsideruar komunën si “shtëpinë e përbashkët të të gjithëve”, tha Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Blerant Ramadani premton: Brenda dy vitesh, nevojat bazike të Sarajit do të plotësohen

Published

on

By

Kandidati i AKI-së për komunën e Sarajit, Blerant Ramadani në një intervistë për Zyrtare.net prezantoi vizionin e tij për zhvillimin e kësaj komune, duke theksuar se ndryshimet do të nisin që nga dita e parë e mandatit.

“Komuna do të jetë shtëpia e hapur për të gjithë qytetarët. Që në ditën e parë do të fillojmë me realizimin e një plani emergjent 100-ditësh. Ai nënkupton eliminimin e të gjitha deponive ilegale, si dhe një plan konkret që çdo vendbanim të ketë ujë të pijshëm, kanalizim dhe rregullim të rrugëve lokale,” u shpreh Ramadani.

Ai premtoi se brenda dy viteve nevojat bazike të qytetarëve të Sarajit do të jenë të plotësuara, ndërsa paralajmëroi edhe ngritjen e standardeve komunale në nivel të një komune urbane të Shkupit.

“Ne duhet të investojmë paralelisht në cilësinë e arsimit, rregullimin e shkollave me kushte moderne dhe digjitalizimin,” shtoi Ramadani.

Continue Reading

Lajme

Ende nuk flet Adnan Azizi për “goditjen” nga Mickovski, sot bëhen 3 ditë (Video)

Published

on

By

Sot bëhen tre ditë që nga momenti kur kryeministri Mickovski ka “goditur” ashpër shefin e shtabit të VLEN-it, Adnan Azizin. Në pyetjen e gazetarit të TS, se si e komenton patriotizmin e Adnan Azizit i cili në një tubim u shpreh se do ti ndalojë projektet sllave në Tetovë, kryeministri Mickovski nuk deshi t’ia thotë as emrin, por tha se “personi që përmendet nuk ka fuqi politike për të vendosur për proceset aktuale në vend”.

Kjo deklaratë e ashpër është konsideruar si një sulm i drejtpërdrejtë dhe ka tensionuar më tej marrëdhëniet mes VMRO-së dhe VLEN-it.

Pavarësisht kësaj deklarate të ashpër, nuk ka pasur asnjë reagim edhe pas 3 ditëve nga Adnan Azizi, por dje ka reaguar kreu i BESËS dhe i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Ai në vend që ti përgjigjet kryeministrit Mickovski, Kasami drejtoi akuza ndaj BDI-së duke thekësuar se BDI-ja po përgatitet të krijojë tensione ndëretnike.

Sipas portalit TS, tensionet mes VMRO-së dhe VLEN-it po përkeqësohen edhe për shkak të qëndrimeve kontradiktore të vetë përfaqësuesve të VLEN-it. Nga njëra anë, Adnan Azizi kritikon projektet “sllave” në Tetovë dhe shfaqet me shqiponjën dykrenare, ndërsa nga ana tjetër, Bilall Kasami kërkon votat maqedonase nga VMRO-ja në Tetovë.

Ndërkohë, kryeministri Mickoski, përmes portalit TS, ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë liderit të BDI-së, Ali Ahmetit, i cili nga mediat maqedonase është cilësuar si një sinjal i afrimit të qëndrimeve mes VMRO-së dhe BDI-së para zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, në anketat e IRI-it, agjencive të tjera si Rejting, si dhe në sondazhet që qarkullojnë në zyrat e VMRO-së, thuhet se Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) pritet të marrë mbi 150 mijë vota, ndërsa VLEN vetëm 50 deri në 55 mijë. Një rezultat 3 me 1 që, sipas analistëve, mund të tronditë rëndë pozitat e VLEN-it pas 18 tetorit dhe të shpërbëhet komplet koalicioni siç ka deklaruar Arben Taravari./TS/

Continue Reading

TOP Lajme