Connect with us

Lajme

Pas dy humbjeve të thella në Gostivar, a duhet të shkarkohet ministri Azir Aliu?

Published

on

Dy humbje të njëpasnjëshme dhe të thella në Gostivar kanë hapur debat serioz brenda opinionit publik dhe qarqeve politike për përgjegjësinë e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu.

Aliu, i cili u emërua ministër në rrethana që ende konsiderohen të kontestuara nga një pjesë e elektoratit, përmendet si një nga figurat kyçe që nuk arriti të sigurojë mbështetje elektorale në qytetin e Gostivarit, pavarësisht përfshirjes direkte në proceset zgjedhore lokale.

Sipas burimeve politike, humbjet në Gostivar po shihen si dështim strategjik, duke e vendosur Aliun nën presion të madh për përgjegjësi politike. Kritikat janë shtuar sidomos për mënyrën e veprimit gjatë fushatave, ku ai akuzohet nga kundërshtarët politikë se ka qenë pjesë e skemave të presionit dhe ofertave ndaj qytetarëve, bashkë me figura të tjera lokale.

Reagimet në terren flasin për pakënaqësi të thellë dhe përçarje brenda strukturave, ndërsa analistë politikë theksojnë se dy humbje radhazi në të njëjtën komunë nuk mund të kalojnë pa pasoja politike.

Në opinion po shtrohet pyetja:
A do të mbajë Azir Aliu përgjegjësi politike për këto dështime, apo do të vazhdojë të mbrohet nga partnerët qeveritarë?

Deri më tani, nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë apo nga vetë Aliu lidhur me këto zhvillime, por presioni publik për llogaridhënie po rritet çdo ditë.

Continue Reading
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *